banner

Kryetari I PBDNJ-së dhe njëherazi Zv-kryetar i Kuvendit z. Vangjel Dule takim me përfaqësues të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR – 20.11.2013

Kryetari I PBDNJ-së dhe njëherazi Zëvendëskryetar i Kuvendit z. Vangjel Dule  priti në selinë e PBDNJ-së znj. Conny McCormack, e cila kryesoi misionin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

Në takim u theksua fakti se në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit u zhvillua një proces i rregullt zgjedhor, u pranua nga te gjitha palët rezultati i zgjedhjeve dhe gjithashtu u shënua progres në kryerjen e administrimit të procesit zgjedhor.

Kryetari I PBDNJ-së z. Vangjel Dule  krahas të tjerave falënderoi znj. Conny McCormack për misionin e suksesshme dhe kontributin e veçante të misionit të OSBE-ODIHR në këto zgjedhje. Gjithashtu ai u ndal të disa çështje që dëmton procesin zgjedhor si : Fakti që ky sistem zgjedhor (sistemi proporcional rajonal me lista te mbyllura) nuk prodhon një klasë të shëndetshme të zgjedhurish drejtpërsëdrejti nga vota e popullit.  Administrimi i procesit zgjedhor mbetet politik në dorë të dy partive të mëdha duke cenuar ndershmërinë e procesit sidomos në zonat e Minoritetit Etnik Grek ku PBDNJ-a është forcë e pare politike.

Për rrjedhoje z. Vangjel Dule insistoi që është koha për një reformë elektorale gjithëpërfshirëse dhe me asistence efektive të OSBE-ODIHR për te mënjanuar administrimin politikë të procesit zgjedhorë, për të përmirësuar sistemin zgjedhor me qellim që në zgjedhjet ardhshme lokale Shqipëria të tregoi se mundë të zhvilloi zgjedhje të lira, drejta e të barabarta, me standarde evropiane.

Takimi u përshkrua nga fryma e konstruktivitetit dhe të dëshirës që vendi ynë të arrijë dhe të plotësoi kushtet e kriteret për zgjedhjet elektorale që kërkon anëtarësimi i tij në BE.

0 comments

Other articlesgo to homepage

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO] 4 Maj 2021  

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull: Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!  Vangjel Dule: Politikat e autarkisë, abuzivizmit, kleptokracisë dhe çorientimit nga objektivi i integrimit në BE marrin fund me 25 Prill!    

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule e gjykon pozitivisht ecurinë e angazhimit opozitar në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit. Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Dule shprehet se duke u bazuar tek entuziazmi i qytetarëve, 25 prilli do të jetë një ditë vendimtare

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri” Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, përfaqësues të minoritetit etnik grek që jetojnë në vendin tonë dhe drejtuesit e organizatës OMONOIA, janë pritur ditën e sotme, në një takim zyrtar të zhvilluar në Athine,

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now” 17/03/2021 Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule foli përballë gazetares Ilva Tare në Euroenws Albania rreth kandidimit në Tiranë dhe jo në Vlorë si dhe problemet me të cilat përballet minoriteti grek në Shqipëri.

read more

Contacts and information

Social networks

Most popular categories

Buy This Theme
© 2011 Gadgetine Wordpress theme by orange-themes.com All rights reserved.