banner

Kuvendi, seminar njohjeje për deputetët e rinj të legjislaturës

Deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë janë prezantuar sot me administratën dhe funksionet e shërbimeve dhe departamenteve të Parlamentit. Gjatë ditës së sotme në ambientet e Kuvendit, është zhvilluar seminari me temë: “Orientimi i deputetëve të rinj të Kuvendit të Shqipërisë të Legjislaturës së VIII, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit”.

Të pranishëm në këtë seminar, ishin nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Vangjel Dule, zëvendësambasadori i OSBE-së, Robert Wilton, në Tiranë, sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit të Shqipërisë, Albana Shtylla dhe deputeti më i vjetër i Kuvendit, Namik Dokle.

Sipas organizatorëve, ky seminar kishte si qëllim orientimin, njohjen e deputetëve të rinj me rolin dhe mënyrën e funksionimit të parlamentit, procedurave parlamentare, seancat plenare, komisionet e përhershme, byroja, konferenca e kryetarëve, dhe të gjithë procesin legjislativit, etj. Të gjitha këto ishin përmbledhur në një manual të përshkrimit të punës të Kuvendit të Shqipërisë.

Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Vangjel Dule u uroi suksese të gjithë deputetëve të rinj në detyrën e tyre dhe vlerësoi shumë rolin e parlamentit, të demokracisë së parlamentarizmit.

“Ky parlament gjatë aktivitetit të tij, do të bëjë të mundur që vendi ynë të fitojë statusin e vendit kandidat në BE. Është një sfidë dhe për të kemi punuar të gjithë, pa dallime partiake. Ajo që na pret krahas aspektit pozitiv, përmban një shkallë tjetër sfidash e cila do të shoqërohet me çeljen e negociatave. Negocimi është një sfidë në vetvete. Kërkon nga ne të gjithë, nga institucioni, ekspertizë, mendim të kualifikuar, maturi politike, gatishmëri bashkëpunimesh dhe vullnet politik për konsensuse të mëdha dhe për sintezë alternativash”.

Zv/ambasadori Robert Wilton shprehu gatishmërinë që prezenca OSBE ka për të bashkëpunuar me legjislaturën e re të Kuvendit të Shqipërisë, nëpërmjet bashkëpunim rajonal, rrjetëzimin , si për deputetët, administratën e Kuvendit.

Në vijim, si deputeti më i vjetër dhe ish- Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Namik Dokle, pasi falënderoj të gjithë organizatorët për realizimin e këtij aktiviteti shumë të frytshëm për deputetët e rinj, bëri një përshkrim të detajuar të funksionimit të punës në parlament. Dokle u shpreh se parlamentarizmi dhe Kuvendi janë shtyllat themelore dhe vitale të demokracisë.

0 comments

Other articlesgo to homepage

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO] 4 Maj 2021  

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull: Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!  Vangjel Dule: Politikat e autarkisë, abuzivizmit, kleptokracisë dhe çorientimit nga objektivi i integrimit në BE marrin fund me 25 Prill!    

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule e gjykon pozitivisht ecurinë e angazhimit opozitar në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit. Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Dule shprehet se duke u bazuar tek entuziazmi i qytetarëve, 25 prilli do të jetë një ditë vendimtare

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri” Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, përfaqësues të minoritetit etnik grek që jetojnë në vendin tonë dhe drejtuesit e organizatës OMONOIA, janë pritur ditën e sotme, në një takim zyrtar të zhvilluar në Athine,

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now” 17/03/2021 Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule foli përballë gazetares Ilva Tare në Euroenws Albania rreth kandidimit në Tiranë dhe jo në Vlorë si dhe problemet me të cilat përballet minoriteti grek në Shqipëri.

read more

Contacts and information

Social networks

Most popular categories

Buy This Theme
© 2011 Gadgetine Wordpress theme by orange-themes.com All rights reserved.