banner

Zv/ministrja e Mjedisit: 16 prioritete në 100 ditët e para – Intervistë për “Gazeta Shqiptare” – 13/10/2013

Zv.ministrja e Mjedisit, Olijana Ifti tregon në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, se ndihet komode në qeverinë e re dhe vlerëson përzgjedhjet e bëra nga kryeministri Edi Rama sa u përket grave që ka përfshirë në Kabinetin e tij. Ajo thotë se detyra e re është një sfidë e re, gjithashtu, duke kujtuar se politikat mjedisore janë një çështje që po krijon çdo ditë e më tepër interes më të madh tek qytetarët.

Znj.Ifti, ju sapo keni marrë emërimin si zv. ministre e Mjedisit. A ishte ky një propozim që juve iu është bërë nga kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, pas konsultave me kryeministrin Rama, apo një propozim direkt i kryeministrit?

Së pari më lejoni të shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për këtë funksion që më është besuar nga kryeministri. Prania ime në qeveri është rezultat i bashkëpunimit të partisë ku aderoj prej vitesh, PBDNJ-së, me “Aleancën për Shqipërinë Europiane”.

Mjedisi në Shqipëri dihet që ka shumë problematika. A keni ju një listë zgjidhjesh për këtë çështje?

Jam e sigurt dhe besimplotë në realizimin me profesionalizëm të angazhimeve të qeverisë për të garantuar një mjedis të shëndetshëm në hartimin dhe zbatimin e ligjeve dhe standardeve mjedisore. Miradministrimi i mjedisit, pyjeve dhe ujërave ka impakt të drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ky është misioni dhe vizioni im. Po ashtu i rëndësishëm është edhe vlerësimi i performancës në lidhje me arritjen e objektivave kryesorë, 16 prioriteteve të ministrisë në 100 ditët e para të qeverisjes, si edhe impakti aktual i aktiviteteve për mbrojtjen e natyrës dhe sensibilizimin e opinionit publik, duke i krahasuar ato me ndikimin e parashikuar.

Ju më parë keni qenë pjesë e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale. Si e vlerësoni këtë eksperiencë të re?

Krahas eksperiencës në MPCSSHB, kam pasur fatin të kem eksperienca në shumë sektorë të tjerë. Veçoj këtu angazhimin e parë politik, zgjedhja si anëtare e Këshillit të minibashkisë nr.7, në zgjedhjet e pushtetit vendor të vitit 2007; në Bashkinë e Tiranës deri në vitin 2011, dhe së fundi pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit. Si audituese performance në vitin e fundit, kam kuptuar se matja e performancës ka një rëndësi të veçantë; ka të bëjë me vlerësimin dhe përgjegjshmërinë publike, e cila nënkupton faktin që, individët që janë përgjegjës për zbatimin e programeve qeveritare ose drejtimin e ministrive, kanë përgjegjësinë për menaxhimin e tyre me efektivitet dhe efiçencë, çka qëndron në themel të punës sime të përditshme. Një periudhë kam drejtuar Sekretariatin e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Mediat, në PBDNJ. Ishte një eksperiencë e bukur dhe interesante! Detyra e re është një sfidë e re! Nuk duhet të harrojmë në asnjë moment se politikat ambientaliste kanë një sensibilitet në rritje te qytetarët.

Prania e femrave në kabinetin e ri “Rama” është – në ndryshim nga qeveritë e mëparshme – më i madh. A ndiheni ju komode, në një qeveri me kaq prani femërore?

Natyrisht, nuk mund të ndodhë ndryshe, duke shtuar këtu dhe profesionalizmin, besimin dhe reagimin pozitiv të opinionit publik për zgjedhjet e bëra nga kryeministri.

0 comments

Other articlesgo to homepage

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO] 4 Maj 2021  

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull: Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!  Vangjel Dule: Politikat e autarkisë, abuzivizmit, kleptokracisë dhe çorientimit nga objektivi i integrimit në BE marrin fund me 25 Prill!    

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule e gjykon pozitivisht ecurinë e angazhimit opozitar në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit. Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Dule shprehet se duke u bazuar tek entuziazmi i qytetarëve, 25 prilli do të jetë një ditë vendimtare

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri” Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, përfaqësues të minoritetit etnik grek që jetojnë në vendin tonë dhe drejtuesit e organizatës OMONOIA, janë pritur ditën e sotme, në një takim zyrtar të zhvilluar në Athine,

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now” 17/03/2021 Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule foli përballë gazetares Ilva Tare në Euroenws Albania rreth kandidimit në Tiranë dhe jo në Vlorë si dhe problemet me të cilat përballet minoriteti grek në Shqipëri.

read more

Contacts and information

Social networks

Most popular categories

Buy This Theme
© 2011 Gadgetine Wordpress theme by orange-themes.com All rights reserved.