banner

Vangjel Dule intervistë për Tonight Ilva Tare

Europa po përshkohet nga fryma e së majtës, e cila shumë shpejt do të adaptohet dhe në Shqipëri. Kështu deklaroi për Tonight Ilva Tare, kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule. Duke komentuar situatën post-zgjedhore në shtetin grek, ai thekson se realiteti i ri politik është ndëshkimi që qytetarët bënë përkundrejt masave drastike ekonomike, që sipas tij u morën në një kohë të shkurtër dhe një lloj taksimi i sheshtë që goditi në të njëjtën mënyrë të gjitha shtresat. Për kryetarin e PBDNJ-së mandatet e verifikimit që po operojnë në Greqi nuk janë optimiste, cfarë parashikon zgjedhje të reja në 17 qershor. Në një paralelizëm me vendin tonë, Dule nuk e sheh të largët ditën e shfaqjes së të njëjtit skenar dhe në vendin tonë, duke shtuar se Greqia ishte në pozita shumë më komode dhe përfundoi në greminë. Lidhur me Presidentin, ai përjashton mundësinë e të qënit një kandidaturë e PD, mbështet kandidaturën e Nanos, ashtu si dhe faktin që Presidenti i ri duhet të dalë nga politika, por jo militant i forcës që përfaqëson. Intervista e plotë vijon si më poshtë:

Si e komentoni situatën në Greqi?
Ishte një ujkend me zgjedhje në Francë, Greqi,e me radhë, ku vota u shoqërua me nota dëshpërimi nga masat e marra si rezultat i krizës. Ishte një debat që zhvillohej, kriza u shoqërua me debat i cili ishte mes këndvështrimit amerikan dhe atij europian. Teoria e famshme Merkozi është një shtrëngim, po provohet se Europa nuk arriti të evitojë krizën dhe shtrirjen e saj në vendet e tjera pavarësisht masave të marra.

A është Franca në një rrezik Hollandreu?
Franca ka një sistem presidencial dhe nuk ekziston mundësia e zgjedhjeve të parakohshme, rasti Papandreu ishte tjetër gjë. Duhet të mësohemi që do të kemi një dozë edhe më të madhe Hollandreu në Europë. Socialistët janë duke u kthyer, si në rastin e Francës, produkti i këtij debati do të ketë lëvizje më elastike. Nuk ishte rastësi rikthimi, janë cikle, është momenti ku gradualisht do të organizohet ky rotacion. Nuk është thjesht një krizë ekonomike është krizë në sistem, si mund të kemi një treg të përbashkët në mungesë të një harmonie në tregun e Eurozonës. Uroj që rotacioni të vijë dhe në vendin tonë, është moment për tu freskuar jeta politike, duhet `tja shkurtojmë jetën kësaj qeverie sa më shumë të jetë e mundur. Jemi në nivele alarmante të huazimit të sektorit publiK të qeverisë, jemi të prekur terësisht nga kriza.

Me kë është zoti Dule?
Nuk është në asnjë koalicion, por është zëri më i qartë i opozitës. Jemi në opozitë të qartë me qeverinë dhe me mënyrën e qeverisjes së zotit Berisha.

Cfarë ndodhi me grekët,u mërzitën me paritë tradicionale?
Ishte në mbyllje cikli i partive, por kjo u përshpejtua nga kriza dhe masat e saj drastike që preken jetën dhe nivelin e cdo qytetari. Masat shtrenguese u morën në kohë shumë të shkurtër dhe prekën në mënyrë të barabartë të gjitha shtresat, u shkurtuan shumë vende pune, u përjetuan fenomene sociale që s`ishin njohur më parë. Abstenimi në zgjedhje arriti shifrën rekord në 36%, dy partitë e mëdha nuk arritën sëbashku a 50%, hera e parë në 30 vitet e fundit që PASOK del partia e tretë.

Cfarë është SYRIZA?
SYRIZA pavarësisht se është në term një koalicion i së majtës është më e djathtë dhe oponente tradicionale e të gjitha partive të tjera. Është forca më e konsoliduar komuniste në BE, ajo shprehet qartë pro qëndrimit të Greqisë në Eurozonë, por refuzon masat shtrënguese. Nuk ka mundësi të një bashkëpunimi me partinë Komuniste në Greqi, nuk kanë asnjë pikë kontakti. Kushtetuta greke parashikon dy mandate, për formim qeverie që nuk është ky rasti, në këtë rast Presidenti jep mandate verifikimi. Luhet në këto moment një lojë e taktikave tepër të imta, është domethënëse shprehja e Papulias”Mirë se erdhët në godinën e Presidencës, kopshtin tim e keni në dispozicion, gjeni vetë tendat”. Ose do kemi një qeveri gjithëpërfshirëse përmes mandateve verifikuese nga tre liderët e tre partive të para , ose zgjedhje të reja më 17 qershor.

Sa mund të jetë jetëgjatësia e qeverisë?
Të dy partitë tradicionale përpiqen të përfshijnë në lojën e kostos së masave edhe partinë e Tsipras. Të gjitha zhvillimet tregojnë se pas këtij pinpongu do të kemi përsëritje të zgjedhjeve.

Agimi i Artë ishte surprizë, sa të rrezikshëm janë?
Është një fenomen i ri , mbetet për tu parë, është parti që hyn për herë të parë në Parlament. Loja që po zhvillohet ka për synim të krijojë kushte erozive për partitë që funksionuan si ente komunikuese gjatë këtyre zgjedhjeve dhe humbën në elektorat. Mendojnë se në kushte që po krijohen nuk është e rastësishme që BE përshpejtoi mbajtjen e Samitit. Të gjithë besojnë se fryma e revoltës u shfry gjatë këtyre zgjedhjeve dhe do të kemi një frymë më racionale.

Ku gaboi Greqia, a e prisnin të merrnin këtë leksion?
Gjithmonë në politikë shpresojnë që dikush të paguajë pasojat momentale, por duke menduar që kjo kohë do të jetë e largët. Goditja vendimtare për shkaktimin e krizës në Greqi ishte nga kriza botërore, Greqia ishte hallka më e dobët. Kanë një përgjegjësi të akumuluar ndër vite. Greqia konsiderohet si vendi i parë për nga zhvillimi i reformave dhe këto do japin rezultatin me kohën.

A e dinin grekët që s`mund të kesh një jetë të lumtur kur nuk punon për të ?
Greqia nuk paguante taksat respektive për jetën që bënin, nuk u përshtaën politikat fiskale për realitetin grek, nuk u tha e vërteta në kohën e duhur, nuk u morën masat e duhura.

A është një mësim për politkën shqiptare?

Flitet sot në Greqi për papunësi në 20%, rroga më e ulët 600 euro. Po në Shqipëri për cfarë flitet, flitet për asistencë që skalon 100 dollarë. Greqia në këto kushte ka kreditë e këqia në nivelin 13%, tek ne mbi 18% dhe askush nuk flet, nuk ka të dhëna realiste. Situata në Greqi ishte shumë më pozitive dhe u zhyt në krizë, merrni me mend cfarë mund të ndodhë në vendin tonë. Është moment të shikojmë cilat janë pasojat e tre elementëve kryesorë të ekonomisë: remitancat janë zvogëluar, investimet kryesore nga Italia dhe Greqia të dyja të prekura nga kriza, partnerët kryesorë po prapëjanë këto dyja që japin ndikimet e saj. Kur preken këto elementë themelorë të ekonomisë atëherë ku po shkojmë? Nëse kemi një 3 vjecar të humbur pas 2011-tës, të qeverisjes së Berishës përgjegjësi kemi dhe ne si opozitë që sreaguam. Opozita nuk e bëri të qartë, nuk është vetëm mungesa e disa ligjeve me shumicë të cilësuar, nuk po implementohet legjislacioni në fuqi. Në cilin vend nuk do të provokohej një debat se pse nuk u mor statusi i vendit kandidat, nuk është përgjegjësi e opozitës kjo. Ne nuk kemi një aktivitet të harmonizuar opozitar që të nxirrte në sytë e qytetarëve ineficencën e kësaj qeverie. Opozita nuk ka bërë në nivelin e duhur edhe sensibilizimin ndërkombëtar.

Po bëni fushatë me këto që po thoni?
Cfarë do të thotë kjo, se aktiviteti i një parlamentari është i fragmentarizuar, ndryshe para zgjedhjeve dhe ndryshe pas tyre.

Takimi Rama-Meta, si e komentoni?
Lajm përbën mungesa e kontaktit dhe komunikimit në një demokraci të konsoliduar, lajmi do të ishte se përse nuk u takuan. Nuk do donim zgjedhje të parakohshme për Presidentin, por është një mënyrë klasike dhe kjo. Nuk ka asnjë mocion mosbesimi nga kjo opozitë. Është momenti që dhe pas zgjedhjes së Presidentit të kontribojmë me një politkë të re dhe në zgjedhjet e ardhëshme. Kemi probleme gjithmone me rezultat dhe numërimin e votave, vazhdojmë diskutimet tre muaj pas zgjedhjeve. Nuk patëm asnjë kontestim zgjedhor në të gjitha zgjedhjet që u mbajtën gjatë kësaj fundjave.

Presidenti, keni deklaruar votën tuaj pro Nanos, a do të jetë ai?
Ështën një nismë personale e tij, është gjeneruar një dialog dhe përmes tij jo vetëm mund të arrihet në zgjedhjen e një Presidenti por edhe përmirësimin e situatës politike.

Kush duhet ta propozojë Nanon?
Do të ishte e natyrshme të propozohej nga e majta, është figurë kryesore, e ka cuar disa herë në qeverisje. Do të ishte një kandidaturë që mund të mishëronte atributet që parashikon Kushtetuta. Nëse do të kishte një konsensus më të gjerë, do të ishte më pozitive.

A ka shanse që mazhoranca të mbështesë Nanon?
Presidenti nuk duhet të jetë kandidaturë e PD, kemi një Kryetare kuvendi që sillet si militantja më e flakëtë e partisë së vet, kështu duhet të zgjedhim edhe Presidentin e republikës? Duhet të europianizojmë politkën, ne jemi për një kandidaturë politike që në momentin e zgjedhjes në postin e Presidentit të zhvishet nga petku i patisë që përfaqëson.

A është kusht për statusin?
Nuk duhet ta fragmentarizojmë, kushtet janë disa. 12 kriteret janë kushtet minimale për të kaluar pragun, por nuk mjaftojnë. Duhet të krijojmë kushtet që qytetari shqiptar të ndihet i barabartë, të paktën me qytetarët e vendeve fqinje.

Ç`platformë ka PBDNJ?
Ne kemi dhënë kontributet në postet që kemi mbajtur. Në 20 vite kemi marë vetëm 8 vite në qeveri. Në Parlament jemi shprehur në mënyrë sistematike për mënyrën e të bërit politikë , problemet e ndryshme, sado që jemi përfillur apo jo. Ne orientohemi qartë në tre shtylla, funksionimi i parlamentit, i qeverisë dhe shtetit të së drejtës. Jemi larg të gjitha standarteve.

Si e shpjegoni rënien elektorale të PBDNJ
Nuk ështën e vërtetë, kishim plot 45000 vota në zgjedhjet e fundit, ky sistem penalizon partitë e vogla dhe ne u përqëndruam në qarqet ku kishim më tepër shanse, vetëm në 4 qarqe.

PBDNJ ku ndryshon me OMONIA?
Në OMONIA anëtarësohen vetëm ata qytetarë që kanë shtetësi greke, tek ne kanë hapësirë të gjithë qytetarët.

Si do të dilni në zgjedhjet e 2013-tës?
Do preferonim të konkuronim vetëm, se dimë c`sistem do të kemi. Nëse do duhet të dalim vetëm do të shohim bashkëpunimin me ato parti që kanë përparësi integrimin. Në politikë nuk thuhet asnjëherë kurrë.
Financimet për PBDNJ, financoheni nga shteti grek?
Ne financohemi vetëm nga shteti shqiptar. Me Greqinë kemi marëdhënie më të privilegjuara krahasuar me partitë e tjera sepse mbështetim minoritetin grek në Shqipëri.

0 comments

Other articlesgo to homepage

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO] 4 Maj 2021  

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull: Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!  Vangjel Dule: Politikat e autarkisë, abuzivizmit, kleptokracisë dhe çorientimit nga objektivi i integrimit në BE marrin fund me 25 Prill!    

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule e gjykon pozitivisht ecurinë e angazhimit opozitar në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit. Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Dule shprehet se duke u bazuar tek entuziazmi i qytetarëve, 25 prilli do të jetë një ditë vendimtare

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri” Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, përfaqësues të minoritetit etnik grek që jetojnë në vendin tonë dhe drejtuesit e organizatës OMONOIA, janë pritur ditën e sotme, në një takim zyrtar të zhvilluar në Athine,

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now” 17/03/2021 Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule foli përballë gazetares Ilva Tare në Euroenws Albania rreth kandidimit në Tiranë dhe jo në Vlorë si dhe problemet me të cilat përballet minoriteti grek në Shqipëri.

read more

Contacts and information

Social networks

Most popular categories

Buy This Theme
© 2011 Gadgetine Wordpress theme by orange-themes.com All rights reserved.