banner

Forumi i 5 partive të opozitës, ndryshim të kodit zgjedhor dhe krijimin e listave të hapura

Pas marrëveshjes me Partinë Demokratike, partitë aleate historike të kësaj force politike organizuan një forum të përbashkët ku në fokus ishte domosdoshmëria për zgjedhje të lira. Kryetarët e PBDNJ-së,PR-së, PAA-së, PDK-së, LZHK-së   kërkuan ndryshim të kodit zgjedhor dhe krijimin e listave të hapura për zgjedhjet e përgjithshme. Diskutime të tilla do të shtrihen edhe në qarqe të tjera.

Aleatët historikë të Partisë Demokratike, kërkojnë ndryshim të kodit zgjedhor dhe lista të hapura në zgjedhjet e përgjithshme.

Këto propozime u materializuan në një forum që 5 partitë organizuan në kryeqytet, si pjesë e vijimit të platformës së firmosur me Partinë Demokratike.

Kështu, PBDNJ,PR, PAA, PDK, LZHK,  thanë se kandidatët për deputetë nuk duhet të zgjidhen më nga lideri politik.

 

Dule: Me shikimin kritik për arritjet e politikës së jashtme, dy do të ishin stacionet më të rëndësishme. Stacioni i parë është anëtarësimi në NATO, natyrisht që këtu nuk nënvlerësoj anëtarësimin në KiE.

Mediu: Unë besoj se gjithsecili nga ju që është këtu beson tek vetja, beson tek marrëdhënia që kemi krijuar dhe ne po përpiqemi të krijojmë një marrëdhënie me njëri-tjetrin për të qenë efektivë në politikë, për ti shërbyer gjithë opozitës dhe një suksesi të Shqipërisë.

Shehi: Kush ka hyn në kalë me zor zbret, por do ta detyrojmë me vullnetin tonë dhe propozimin pozitiv që do ti ofrojmë shqiptarëve.

Duka: Besoj se ju e dini që faktori kryesor që sjell një hemorragji të vazhdueshme është ekonomia.

Ndoka: Ne kemi një bashkëpunim politik prej vite për kauzën tonë të përbashkët.

Ky lloj formati, i nisur në Tiranë, do të vijojë në të gjitha qarqet e vendit si pjesë e aksionit opozitar.

 

 

 

V-D-KRYETARI 1

V-D-KRYETARI 2

V-D-KRYETARI 3

V-D-KRYETARI 4

V-D-KRYETARI 5

V-D-KRYETARI 6

V-D-KRYETARI 7

V-D-KRYETARI 8

V-D-KRYETARI 9

V-D-KRYETARI 10

V-D-KRYETARI 11

V-D-KRYETARI 12

 

 

 

0 comments

Other articlesgo to homepage

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO] 4 Maj 2021  

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull: Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!  Vangjel Dule: Politikat e autarkisë, abuzivizmit, kleptokracisë dhe çorientimit nga objektivi i integrimit në BE marrin fund me 25 Prill!    

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule e gjykon pozitivisht ecurinë e angazhimit opozitar në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit. Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Dule shprehet se duke u bazuar tek entuziazmi i qytetarëve, 25 prilli do të jetë një ditë vendimtare

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri” Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, përfaqësues të minoritetit etnik grek që jetojnë në vendin tonë dhe drejtuesit e organizatës OMONOIA, janë pritur ditën e sotme, në një takim zyrtar të zhvilluar në Athine,

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now” 17/03/2021 Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule foli përballë gazetares Ilva Tare në Euroenws Albania rreth kandidimit në Tiranë dhe jo në Vlorë si dhe problemet me të cilat përballet minoriteti grek në Shqipëri.

read more

Contacts and information

Social networks

Most popular categories

Buy This Theme
© 2011 Gadgetine Wordpress theme by orange-themes.com All rights reserved.