banner

Deklaratë për shtyp – Kryetari – 21.10.2016

                   Deklaratë për shtyp
                            Kryetari

Sot paradite banorët e Himarës protestuan përsëri përpara Bashkisë, për të drejtat e tyre themelore: të pronës, të mbrojtjes së trashëgimisë së tyre kulturore dhe bukurisë natyrore të zonës dhe perspektivës së zhvillimit të saj.

Sërish, kërkesat e tyre për dialog dhe transparencë gjetën përballë dyert e mbyllura të Bashkisë dhe heshtjen prepotente të z. Goro.

PBDNJ shpreh solidaritetin e vet të plotë me kërkesat legjitime të banorëve dhe i drejtohet Kryeministrit Rama të nisë pa humbur kohë, personalisht dhe jo nëpërmjet marionetave të tij lokale, dialogun konstruktiv me komunitetin për tu dhënë zgjidhje problemeve jetike të dhënies së titujve të pronësisë pronarëve të ligjshëm dhe rregjistrimit të pronës, ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe bukurisë natyrore, hartimit te një plani zhvillimi real të infrastrukturës së munguar të zonës që do të garantojë perspektivën e kësaj perle turistike, me komunitetin dhe për komunitetin, dhe jo në shërbim të interesave ilegjitime, abuzuese dhe korruptive të grupeve të fuqishme ekonomike.

Z. Rama duhet të braktisë, sa nuk është vonë, politikat selektive, klienteliste dhe paragjykuese ndaj Himarës dhe Himarjotëve.

U drejtohemi gjithashtu forcave politike dhe gjithë qytetarëve të vendit për solidarizim me banorët e Himarës në përpjekjen e tyre për të ndaluar implementimin e planit të mbrapshtë që ka për qëllim grabitjen e pronës së tyre. Suksesi i këtij plani do të ishte precedenti me ogurzi për çdo pronar të ligjshëm dhe qytetar të lirë të vendit.

Për çfarë përafrimi me realitetet europiane mund të aspirohet në vendin tonë në kushtet e arrogancës qeveritare, mungesës totale të dialogut dhe transparencës, imponimit të ilegjitimes nëpërmjet dhunës shtetërore ?!

0 comments

Other articlesgo to homepage

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO] 4 Maj 2021  

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull: Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!  Vangjel Dule: Politikat e autarkisë, abuzivizmit, kleptokracisë dhe çorientimit nga objektivi i integrimit në BE marrin fund me 25 Prill!    

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule e gjykon pozitivisht ecurinë e angazhimit opozitar në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit. Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Dule shprehet se duke u bazuar tek entuziazmi i qytetarëve, 25 prilli do të jetë një ditë vendimtare

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri” Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, përfaqësues të minoritetit etnik grek që jetojnë në vendin tonë dhe drejtuesit e organizatës OMONOIA, janë pritur ditën e sotme, në një takim zyrtar të zhvilluar në Athine,

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now” 17/03/2021 Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule foli përballë gazetares Ilva Tare në Euroenws Albania rreth kandidimit në Tiranë dhe jo në Vlorë si dhe problemet me të cilat përballet minoriteti grek në Shqipëri.

read more

Contacts and information

Social networks

Most popular categories

Buy This Theme
© 2011 Gadgetine Wordpress theme by orange-themes.com All rights reserved.