Deklaratë për shtyp
Dega e PBDNJ-së dhe e OMONIA-s Himarë
Në një kohë që Kryetari i Bashkisë Himarë Z. Goro i përkushtuar në zbatimin e projektit të Z. Rama për dhunimin dhe rrëmbimin më çdo formë e mënyrë të pronës së ligjshme të Himarjotëve ditët e fundit po tentohet fillimi i punimeve për ngritjen e një objekti të pa ligjshëm në zonën e Livadhit.
Megjithëse nuk ka studim urbanistik për Livadhin dhe pavarësisht dokumentacionit të fallcifikuar, në shkelje flagrante Bashkia e Himarës jo vetëm që ka lëshuar leje ndërtimi të pa ligjshme por me strukturat e saj dhe në veçanti Policinë Bashkiake kërkon të behet garante e këtij projekti.
I drejtohemi edhe njëherë opinionit vendas po edhe faktorit ndërkombëtar të kthejë vështrimin nga aktet e përditshme të realizimit të planit të Z. Rama që ka për synim ekskluziv tjetërsimin e statusit pronësorë në zonën më të gjerë të Bashkisë së Himarës në dëmë të banorëve vendas që janë edhe pronarët e ligjshëm.
0 comments