banner

Vangjel Dule: “Ndjesë për opozitën që bëmë”

Nga Ben Andoni
Intervistë e “JAVA” me kreun e PBDNJ-së, z. Vangjel Dule në lidhje me zhvillimet e sotme politike. Si e shikon ai firmosjen e fundit për korrektimin kombëtar të zgjedhjeve nga dy partitë; pse e mbështet kandidaturën e Nanos; si e justifikon një rikthim të mundshëm në spektrin e të Djathtëve dhe qëndrimin nën një çati me partinë e Çamëve; vendimi i Gjykatës Kushtetuese për kufirin e Jugut; pse gjykon si nulitet për Censusin dhe pse mbetet i prerë për Aleancën Kuqezi…

Z. Vangjel Dule, Kryetari i PBDNj-së, është i qetë dhe i qartë me “JAVA” për gjërat që do të artikulojë. Si zakonisht ka një ekuilibër, që i shkon simbolikës së siglës së tij, por mes përgjigjeve shihet qartë tensioni i forcës së tij nga pritja e gjatë në Opozitë. Është fillimisht në përgjigje i baraslarguar nga dy partitë kryesore, që i barazon kur flitet për korrektimin kombëtar të zgjedhjeve, ndërsa pak më vonë fillon e shprehet edhe për një rikthim në spektrin qeverisës. Ka një justifikim për kandidaturën e z.Nano, ashtu si shpreh rezerva të hapura për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kufirin e Jugut. Sa për Censusin është i bindur se minoritetet zbatuan kërkesën e shoqatave të tyre për ta bojkotuar dhe në fund nuk lë pa fshikulluar qëndrimin e Aleancës kuqezi…

.
Z. Dule! Ditët e fundit, Partia Socialiste dhe Partitë e vogla të majta, kanë firmosur me kryetarin e PS-së Edi Rama, kërkesën e tyre për korrektim kombëtar të sistemit zgjedhor. Të njëjtin hap bëri pak më vonë edhe Partia Demokratike në fuqi. A ka ndonjë domethënie kjo për Ju…?
“Edhe pse PS dhe PD kanë firmosur kërkesën e partive të vogla për ndryshime në Kodin Zgjedhor, nuk mund të mos jemi skeptik për një rezultat praktik. Ngjan më tepër me një gjest formal për të shmangur ekspozimin në opinionin vendas dhe ndërkombëtar si intrasigjente. Vullneti i tyre i konverguar dhe i shprehur në vazhdimësi ka qenë de facto ai i mos ndryshimit të sistemit. Ka shumë gjasa, që ky të jetë edhe produkti përfundimtar i Reformës Zgjedhore”.

 

Si e shikon situatën paraelektorale forca juaj politike pozicionin e saj, në rast se dështon reforma për ndryshimin e sistemit zgjedhor? Çfarë duhet të bëjnë partitë e vogla, sipas jush?
“Detyrimisht që çdo forcë politike do të përshtatë strategjinë dhe taktikat e veta elektorale me kuadrin ligjor në fuqi. Por çështja nuk është, dhe insistoj, se çfarë do të bëjnë partitë e nivelit të dytë. Nuk bëhet fjalë, siç pretendojnë partitë e mëdha dhe mediat që kanë nën ndikim, për mbijetesën e tyre. Është fjala për diçka shumë më të madhe. Madhore. Për barazinë e votës. Për zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta. Për demokraci funksionale. Dhe demokracia është mbi gjithçka. Për këdo. Rrjedhimisht, asnjë qytetar i përgjegjshëm, grup shoqëror, media apo forcë politike nuk mund dhe nuk duhet të tregohet indiferente dhe ti shmanget përgjegjësisë”.

.
Ka qenë shumë i përfolur një mesazh që doli nga PBDNJ-ja me rastin e 20 vjetorit të saj, në lidhje me nevojën e prezencës tuaj më të madhe në pushtet. A tregon kjo një lloj pendese që nuk jeni momentalisht në koalicionin qeverisës, të udhëhequr nga PD-ja? A do të marrë pjesë PBDNJ-ja në qeveri, në rast se fiton zoti Berisha në 2013?
“Vendimet dhe qëndrimet e PBDNJ-së, po provohen dita-ditës nga zhvillimet dhe realiteti politik se, ishin më adekuatet. E kemi dëshmuar në vazhdimësi se nuk i takojmë kategorisë së forcave politike të cilat ushqehen nga pushteti. Mbijetesa jonë nuk varet nga pjesëmarrja në të. Nëse do të mund të flisnim për pendesë, atëherë kjo do të kishte vlerë vetëm në rastin e zgjedhjeve të 2009, ku nuk u bë gjithçka ishte e mundur për të ruajtur fitoren e koalicionit tonë, dhe për ta shpëtuar vendin nga një mandat i dytë qeverisës i koalicionit të PD-së, apriori i konsideruar dhe tashmë i provuar si i humbur për vendin në realizimin e objektivave të veta strategjike. Apo edhe në rastin, që nuk arritëm si Opozitë, pavarësisht ekzistencës së premisave, ti ‘shkurtojmë jetën’ qeverisë dhe qeverisjes aktuale me zhvillimin e zgjedhjeve të reja demokratike”.

.
Duket se ju do e mbështesni kandidaturën e z.Nano për president. Jeni të bindur se ai mund të jetë një president i vërtetë mbi palët?
“Kandidatura e Zotit Nano vjen nga radhët e politikës dhe për ne, në ndryshim nga shumë të tjerë, kjo është e qenësishme. Zoti Nano ka marrëdhënie shumë të shëndoshë me demokracinë, edhe si nocion edhe si praktikë. Sensi i tij ndaj ekuilibrave është provuar si shumë i mprehtë. Lidhjet e tij në rajon dhe më gjerë janë të shumta dhe funksionale”.

A do të jeni pjesë e panelit opozitar në zgjedhjet e vitit të ardhshëm?
“PBDNJ, ka qenë në mënyrë konsekuente në Opozitë me qeverinë dhe qeverisjen, pavarësisht ofertave për të qenë pjesë e tyre. Aktualisht jemi duke punuar mbi alternativën që do t’u paraqesim qytetarit dhe shoqërisë në zgjedhjet e ardhshme. Vendimmarrja për bashkëpunime dhe aleanca do të vijë në kohën e duhur, dhe me siguri mbas përfundimit të Reformës Zgjedhore. E shohim me vend të shprehim keqardhjen se Opozita e bashkuar ka ardhur duke u zbehur dhe demotivuar pas një periudhe dinamike dhe shpresëdhënëse. Në vend të sintezës së alternativave, konvergimit të qëndrimeve dhe koordinimit të veprimit politik ka ndodhur pikërisht e kundërta. Është për të ardhur keq që shpresa dhe pritshmëria qytetare për ndryshim, në nivele si rrallë herë kaq të larta, nuk u arrit që të kapitalizohen nga Opozita dhe të shndërrohen në realitet politik. E ndiej të nevojshme, nga ana jonë, si PBDNJ-ja të kërkojë ndjesë publike për pjesën e përgjegjësisë që na takon në mosrealizimin e kësaj ambicie të shumicës dërrmuese të qytetarëve të këtij vendi”.

.
A është korrekte të thuhet se ju nuk do merrni pjesë në asnjë qeveri, ku është anëtare edhe partia çame? Në rast se po, a mund t’ja shpjegoni lexuesit se përse dy parti politike legale duhet medoemos të përjashtojnë njëra-tjetrën apriori, në një sistem politik?
“Sikurse është e drejta e çdo qytetari apo grup qytetarësh të grupuar në formacione politike të shprehin vullnetin e tyre konform kuadrit kushtetues, është njëkohësisht e natyrshme që në spektrin politik të një vendi të ekzistojnë forca politike, të cilat nuk i bashkon asgjë. PBDNJ është një force politike, në themel të filozofisë, programit dhe aktivitetit të së cilës, qëndron vetë struktura e vlerave dhe parimeve evropiane. Kjo përbën ëndrrën e qytetarëve të këtij vendi,  përbën zgjedhjen me strategjike në historinë e shtetit shqiptar. E gjithë kjo nuk ka asnjë lidhje dhe pikë kontakti me zëra të mbizotëruara nga hije dhe fantazma të së shkuarës. Nuk e kemi luksin si qytetarë, si shoqëri, si vend, dhe për rrjedhojë edhe si klasë politike që të mos jemi rreptësisht të orientuar drejt këtij vizioni. As edhe për një çast të vetëm”.

.

Z. Dule, ka referenca nga media për Censusin e fundit, që ka numra shumë të limituar të pakicave kombëtare, krejt ndryshe nga ajo që është thënë për shuma qindra-mijëra të tyre. Cili do të jetë komenti juaj në lidhje me këtë?

“Është i qartë qëndrimi i PBDNJ-së. Identik me atë të minoriteteve kryesore në vend. Pjesëtarët e tyre, në përgjigje të thirrjes të shoqatave përfaqësuese, nuk morën pjesë në Census 2011 dhe nuk e njohin atë. Rrjedhimisht, për çfarë shifrash mund të flitet?! Në këtë drejtim Censusi është nul. Çdo diskutim në lidhje me të, është i pavend”.

.

Në një deklaratë, të pak ditëve më parë, juve jeni shprehur për median se: Shfuqizimi i marrëveshjes për delimitimin e zonave detare midis dy vendeve nga Gjykata Kushtetuese, ishte një produkt vullneti dhe presioni nacionalist dhe jo argumenti juridik. Nuk ju duket e tepruar që të argumentoni verdiktin e një institucioni të tillë? Ne cilat prova bazohen keto konstatime tuajat?
“Në një kohë që të gjithë jemi të shqetësuar për situatën në Sistemin e Drejtësisë, komuniteti ndërkombëtar gjithashtu, disa vendime të tij çuditërisht fetishizohen. Më kujton qëndrimin ndaj ish-regjimit totalitar: të gjitha i kishte bërë mbrapsht; veçse për një pjesë tendencioze të opinionit, për pjesëtarët e minoriteteve kishte krijuar një parajsë të vërtetë. Këto nuk mund të jenë situata serioze. Ka ardhur koha të jemi të vërtetë, në radhë të parë me veten. Sigurisht që personalisht nuk do të tundohesha asnjëherë t’i hyja përpjekjes për të ndikuar një vendimmarrje gjykate, dhe as nuk e kam një mundësi të tillë. Por kjo nuk do të thotë se nuk kam të drejtën e vlerësimit. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen e delimitimit të zonave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë ishte një produkt vullneti dhe presioni nacionalist, dhe në kushte të një sovraniteti të cenuar. Të gjithë ata që ndjekin debatin dhe procesin e delimitimit të zonave detare të shfrytëzimit ekskluziv ekonomik në Mesdheun Lindor, e kanë më të lehtë të kuptojnë se në favor të kujt ishte ai vendim. Sidoqoftë, në asnjë rast  në favor të Shqipërisë”.

.
Si e shikoni rolin e deritanishëm të presidentit Topi? Çfarë mandati presidencial ka qenë ky që po mbyllet, sipas jush?
“Konstruktiv, i kujdesshëm, pozitiv. Ndoshta do të duhej më tepër dinamizëm në disa momente delikate”.

.
A mendoni se Aleanca Kuqezi do të jetë faktor relevant në zgjedhjet e ardhshme? Si i komentoni mesazhet e saj politike?
“Vetë gjeneza e saj, duke përdorur një institucion nevralgjik siç është KLD-ja, për tu katapultuar në politikë, dëshmon gjithçka: konceptin e tyre për shtetin, institucionet dhe vlerat, si edhe lehtësinë për ti nëpërkëmbur ato. Ligjvënia, duhet kufizuar në Kuvend. Tifozllëku, në stadium. Ndërthurja i dëmton të dyja…”.

0 comments

Other articlesgo to homepage

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO] 4 Maj 2021  

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull: Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!  Vangjel Dule: Politikat e autarkisë, abuzivizmit, kleptokracisë dhe çorientimit nga objektivi i integrimit në BE marrin fund me 25 Prill!    

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule e gjykon pozitivisht ecurinë e angazhimit opozitar në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit. Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Dule shprehet se duke u bazuar tek entuziazmi i qytetarëve, 25 prilli do të jetë një ditë vendimtare

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri” Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, përfaqësues të minoritetit etnik grek që jetojnë në vendin tonë dhe drejtuesit e organizatës OMONOIA, janë pritur ditën e sotme, në një takim zyrtar të zhvilluar në Athine,

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now” 17/03/2021 Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule foli përballë gazetares Ilva Tare në Euroenws Albania rreth kandidimit në Tiranë dhe jo në Vlorë si dhe problemet me të cilat përballet minoriteti grek në Shqipëri.

read more

Contacts and information

Social networks

Most popular categories

Buy This Theme
© 2011 Gadgetine Wordpress theme by orange-themes.com All rights reserved.