Deklaratë për shtyp
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut organizoi sot me rastin 10 dhjetorit, ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut takimin me temë :“TE DREJTAT E MINORITETEVE, DEMORACIA DHE INTEGRIMI”, me të ftuar aktivistë të të drejtave të njeriut dhe përfaqësues të minoriteteve në Shqipëri.
Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule theksoi midis të tjerash mungesën e një regjistrimi të popullsisë në Shqipëri sipas standardeve dhe parametrave të Këshillit të Europes si edhe faktin se jemi i vetmi vend që aspirojmë integrimin ne familjen europiane dhe nuk kemi ende një ligj integral për të drejtat e minoriteteve.
Me tej fjalën e mori aktivistja e njohur e të drejtave te njeriut Znj. Kozara Kati e cila foli për përvojën e saj shumëvjeçare në fushën e të drejtave të njeriut në vendin tonë.
Në vazhdim përfaqësues të “Omonoias”, “Unionit Vllah”, “Moraca-Rozafa”, “Jedinstvo”, “Sfinksi” etj. Folën për situatën e respektimit të të drejtave dhe problematiken në komunitetet respektive. Aktiviteti u ndoq edhe nga përfaqësues të disa selive diplomatike në Tiranë.
0 comments