banner

News back to homepage

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO] Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

4 Maj 2021

 

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim! Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull: Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim! 

Vangjel Dule: Politikat e autarkisë, abuzivizmit, kleptokracisë dhe çorientimit nga objektivi i integrimit në BE marrin fund me 25 Prill!

 

 

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule e gjykon pozitivisht ecurinë e angazhimit opozitar në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit.

Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Dule shprehet se duke u bazuar tek entuziazmi i qytetarëve, 25 prilli do të jetë një ditë vendimtare për Shqipërinë.

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri” Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, përfaqësues të minoritetit etnik grek që jetojnë në vendin tonë dhe drejtuesit e organizatës OMONOIA, janë pritur ditën e sotme, në një takim zyrtar të zhvilluar në Athine, nga Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias.

Nën ethet e fushatës elektorale që po zhvillohet vrullshëm në Shqipëri, Dendias ka pasur një bisedë të gjatë me Kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule i cili është kandidat i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në Tiranë, i pozicionuar i 11 në listën e koalicionit PD-Aleanca për Ndryshim, ku ka shprehur konsideratën dhe vlerësimin e tij maksimal për kreun e PBDNJ.

Dendias është shprehur se ai, dhe Greqia mbështesin fuqishëm pakicën greke në Shqipëri dhe inkurajojnë gjithë pjestarët e komunitetit grek të votojnë për përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ardhshëm të vendit.

“Greqia është në anën e Pakicës Kombëtare Greke në Shqipëri,“- shkruhet në postim në Twitter, të Ministrisë së Jashtme Greke, pas takimit disa orësh.

https://twitter.com/GreeceMFA/status/1376833153466261504?s=20

https://twitter.com/NikosDendias/status/1376836009644724226?s=20

 

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now” Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now” 17/03/2021

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule foli përballë gazetares Ilva Tare në Euroenws Albania rreth kandidimit në Tiranë dhe jo në Vlorë si dhe problemet me të cilat përballet minoriteti grek në Shqipëri.

Vangjel Dule tha se kishte pranuar të kandidojë në Tiranë “për të mirë të koalicionit me PD-në”. Ai tha se të vetmin pendim për këtë zgjedhje kishte “faktin se nuk do ta shihte përballë gjatë fushatës Edi Ramën”, i cili kandidon sërish në Vlorë.

Ai thotë se zgjedhja e parë do të ishte kandidimi në Qarkun e Vlorës pasi në atë zonë ka zhvilluar betejat e tij politike, por pranoi të garonte në Tiranë për të mirë të koalicionit.

“Kandidimi në Tiranë nuk ishte zgjedhja ime e parë dhe natyrshëm që gjithsecili shpreh surprizën. Zgjedhja  ime e parë do të ishte Vlora, sepse është qarku që kam dhënë betejat e mia elektorale. Nuk konsiderohem nga deputetët shtegtar, më pëlqen të jem i qëndrueshëm me elektoratin tim”, deklaroi ai.

“Thirrja jonë është që vota të shkojë për koalicionin tonë dhe nga an tjetër që kanë kënaqësinë që besimin ta japin edhe në nivel personal janë të mirëpritur”, tha kreu i PBDNJ-së.

“Por, kjo zhvendosje në Tiranë është rrjedhojë e bashkëpunimit të një numri të konsiderueshëm forcash politike me një mision të përbashkët dhe rrjedhimisht nuk ishte kritik parapëlqimi im persona dhe me vullnetin tim të plotë pranova aspektin e funksionalitetit të kandidaturës”, shtoi kreu i PBDNJ-së.

“Situata në vendin tonë politike janë situata emergjente dhe situatave emergjente  nuk mund të zgjedhin në mënyrë klasike, ose situatave asimetrike.  Rrjedhimisht nuk është kaos se në një koalicion kaq të gjerë që gjenden forcat politike, që midis tyre kanë edhe aspekte të kundërta. Janë kushte politike që imponojnë”, tha ai.

Ai shtoi se PBDNJ-ja ka një aleancë dypalëshe, njërën me PD dhe tjetrën me partitë e tjera që ndodhen brenda koalicionit të gjerë opozitar. Ambiciet e çdo partie brenda koalicionit sipas z. Dule nuk mund të çojnë në përplasje.

“PBDNJ ka një aleancë dypalëshe, me PD dhe brenda koalicionit të gjerë ka dhe një rreth bashkëpunimi me PDK, PR, PAA dhe LZHK. Gjithsecili mund të këtë ambiciet e veta. Jam besnik i platformës sonë, Republikës së Shqipërisë i duhet dimensioni human pa të cilin nuk mund të hedhim hap drejt BE”, shtoi Dule.

Partia e drejtuar nga z. Dule do të ketë në listën e PD, ku kandidatë në Qarkun e Vlorës dhe dy të tjerë në Korçë.

Ai tha se në Vlorë, votat e PBDNJ-së do të sjellin përmbysjen e raportit aktual në Vlorë, ndërsa në Tiranë do të kenë sfidën për të kompaktizuar elektoratin, gjë të cilën nuk e kanë bërë në zgjedhjet e kaluara.

Sipas kryetarit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, e drejta e pronës është një nga problemet më kryesore që po has minoriteti grek në Shqipëri.

Në intervistë me gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania, Dule tha se minoritarëve të bregdetit juglindor “po u rrëmbehet masivisht prona”. Ai drejtoi akuza të forta ndaj qeverisë së Edi Ramës duke e konsideruar ligjin për investime strategjike si “klientelizëm i kryeministrit në dëm të pronarëve të ligjshëm”.

“Ajo që po ndodh sot në bashkinë e Himarës, ajo që ka ndodhur gjatë viteve të drejtimit të saj nga zoti Goro nën drejtimin e zotit Rama, janë të paprecedenta, nuk kanë ndodhur në asnjë bashki dhe në asnjë vend tjetër edhe masiviteti edhe intensiteti [i tjetërsimit të pronave] janë të paprecedenta,” – u shpreh Dule.

Kryetari i PBDNJ-së këmbënguli se për çështjen e pronave ka folur jo vetëm për minoritarët, por për të gjithë ata që kanë rënë pre e abuzimeve, mirëpo theksoi se problemin kryesor e kanë hasur minoritarët.

Dule u shpreh se ende Shqipëria nuk ka arritur standardet e kërkuara edhe nga BE-ja për respektimin e të drejtave të minoriteteve. Dule tha se ligjet e miratuara për minoritetet janë gjysmake. Ai tha se nuk është vetëm Greqia që e kushtëzon rrugën e Shqipërisë me respektimin e minoriteteve, por edhe vetë Brukseli.

Kuadri ligjor i respektimit të të drejtave, ishte problemi i dytë i minoritarëve, që sipas Dules “është problem vetëm me Ramën”. Ai tha se gjatë qeverisjes së tij u bë një ndarje administrative-territoriale “shumë të kritikueshme”.

Më poshtë mund të gjeni linkun e videos

https://youtu.be/-kN2oR8IOFI

Euroenws Albania

U etiketua si sekser i Greqisë, Dule i përgjigjet Ramës U etiketua si sekser i Greqisë, Dule i përgjigjet Ramës

Kryetari i  PBDNJ-së  Z. Vangjel Dule i intervistë në A2CNN [VIDEO] 

Si pjesë e minoritetit grek në Shqipëri, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, zgjodhi t’i përgjigjej kryeministrit Rama me një thënie të urtë greke, lidhur me etiketimin që kreu i qeverisë bëri ndaj tij kur e quajti sekser të Greqisë. “Secili ka dobësinë të gjykojë të tjerët duke nisur nga vetja. Rama duke qenë sekser i profesionalizuar nuk i sheh të tjerët jashtë këtij kostumi”.

I ftuar në “Ditari” në A2 CNN, Dule tha se deklarata e kreut të qeverisë dhe gjuha e përdorur ndaj tij në fushatë, nuk janë gjë tjetër veçse problemi që i sjell Ramës, kandidatura e tij.

“Më vjen mirë që kandidatura ime është një problem për të. Do përpiqem që ky problem të zmadhohet dhe deri në realizmin e misionit që nuk është i imi, por largimi i një orë e më parë nga pushteti i tij”.

Dhe në këtë kontekst ai shprehet se forcat opozitare të cilat janë heterogjene, janë bashkuar me të vetmin qëllim për të larguar Ramën nga pushteti dhe për të ndryshuar Shqipërinë.

“Forcat politike i përshtaten realitetit politik. Cili është motivi që ka bashkuar ato forca? Nuk ka forca homogjene, por heterogjene. Motivi i vetëm është t’i sjellim këtij vendi ndryshimin e qytetarëve dhe shoqërisë. Dhe ky ndryshim vjen vetëm me largimin e Ramës. Ne vijmë me synimin të ndryshojmë gjithçka pozitivisht. Rruga drejt BE-së ka devijuar nga shinat, ta sjellim në shtratin e vet normal këtë proces”.

I pyetur në lidhje me përplasjet dhe incidentet në fushatë, kreu i PBDNJ-së shprehet se ato janë të provokuara nga kryeministri, i cili sipas tij do të vërë në rrezik procesin zgjedhor. Ai u bën apel presidentit dhe forcave politike që të jenë të vendosur dhe të qetë në mënyrë që loja e Ramës, sipas tij, të mos ketë sukses.

“Ramës nuk i intereson që të kemi fushatë të civilizuar dhe të qetë. Çdo qytetar duhet. Edi Rama do votë të verbër, të blerë dhe të diktuar nga dhuna dhe ne si opozitë nuk e tolerojmë këtë.

Nga përplasjet dhe incidentet përfiton vetëm Rama. Në çdo vend ka protesta ku shfaqen liderët. Por që 2 mijë vetave, qytetarët e Elbasanit protestojnë, t’i vërsulësh njerëz të inkriminuar, ndërkohë që kemi vite që flasim për dekriminalizim. Ne duhet t’i japim shansin politikës të pastrohet nga këto zgjedhje. Një kryeministër që preferon fjalorin banal të sarkazmës politike. Edi Rama do të vërë në rrezik serioz procesin e ardhshëm zgjedhor dhe rrjedhimisht presidenti dhe forcat politike duhet të jenë të vendosur dhe të qetë që loja e tij të mos ketë sukses. Kush provokon? Provokon vetëm njëra palë që do t’i shmanget debatit”.

Dule e konsideron të drejtë reagimin e presidentit për mbrojtjen e votës, pasi sipas tij jemi i vetmi vend që nuk kemi zhvilluar një proces zgjedhor pa manipulim.

“Nuk jemi në realitetin që presidenti kërkon votë për opozitën. Kreu i shtetit e ka detyrim që të jetë në çdo situatë i preokupuar për një proces themeltar demokratik. Pa votë të lirë nuk ka demokraci e të drejta të njeriut. Nuk ka asgjë për votën e lirë. Ne për të fat keq konstatojmë që jemi i vetmi vend që nuk kemi arritur të zhvillojmë një proces zgjedhor pa hije manipulimi.”

Një moment prove dhe sfide e konsideron kandidimin e tij në Tiranë, kur do të preferonte Vlorën apo Gjirokastrën, por Dule thotë se më e rëndësishme është beteja elektorale e koalicionit sesa interesi partiak.

“Do zgjidhja Vlorën ose Gjirokastrën, por tani jemi një grupim i madh forcash dhe secili nuk e shikon pozitën e vet në funksion partiak, por në interes të përgjithshëm të koalicionit. Primare është që koalicioni të realizojë objektivin e vet. Jam në tiranë.  Nuk do isha njësoj i kënaqur po të isha në vendin e 15, por betejën elektorale do ta kisha njësoj. Është një shans edhe për PBDNJ. Kemi numër të konsiderueshëm minoritarë dhe vllah dhe janë grupet e margjinalizuara që kanë gjetur mbështetje te ne. Është momenti të provohemi. Askush nuk mund të dalë nga kostumi i partisë së vet. Është një program i gjerë, i vështirë dhe një sfidë se terreni që do lërë pas Rama është tokë e djegur, ajo që pret qeverinë e re është sfidë e përmasave historike për vendin do jetë një periudhë që do sjellë sfida nga më të mëdhatë dhe rrjedhojë e politikave të dështuara. Do të preferoja dialog konstruktiv, dhe në Tiranë mund të gjesh kolegë deputetë që mund të bësh biseda dhe uroj të ndryshojë kahu i fushatës së PS-së drejt çështjeve thelbësore dhe jo heqjes së vëmendjes mes provokimeve.”

 

Më poshtë mund të gjeni linkun e videos

https://www.youtube.com/watch?v=1CT24Sn6WjE

 

/https://a2news.com/

15/03/2021

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule në emisionin “ZONE E LIRE” të Arian Çanit  [video] Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule në emisionin “ZONE E LIRE” të Arian Çanit [video]

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule në emisionin “ZONE E LIRE” të Arian Çanit

Ballafaqimi zgjedhor i 25 prillit. Shansi historik për fitore referendare të forcave opozitare.Kryetari i PBDNJ-së dhe Kandidati i PD – ALEANCA PËR NDRYSHIM në qarkun e Tiranës (nr.11) në ZONË E LIRË të Arian Çanit.

Më poshtë mund të gjeni linkun e videos

https://www.youtube.com/watch?v=fHHqny-1BIo&t=44s

DEKLARATË PËR SHTYP  –  8 Mars 2021 DEKLARATË PËR SHTYP – 8 Mars 2021

DEKLARATË PËR SHTYP

 

Në pamundësi për të ndjekur Timonerin e Madh si në përmbajtjen ashtu edhe në stilin logoresë së tij të “sabahut” të sotëm, mjaftohemi duke cituar po atë, vetë Edi Ramën në fjalën e tij përshëndetëse në kongresin e 20të të PBDNJ – së, 31/03/2012 :

“E kam kënaqësinë të përshëndes mikun tim Vangjel Dulen dhe duke i uruar gëzuar dhe sukses, ti shpreh respekt të thellë për faktin se e ka udhëhequr PBDNJ mbi vlera dhe parime të qarta duke dhënë një shembull të bukur personal në jetën politike shqiptare …

…Ka qenë gjithnjë i pari në përpjekjen për të vënë në pah vlerat dhe parimet e kësaj partie, në ditë të mira dhe në ditë të vështira  dhe asnjëherë deri më sot nuk ka rendur për të marrë për vete një karrige qeverie. Mund të duket diçka e vogël, por unë besoj se për të gjithë anëtarët e simpatizantët e PBDNJ-së duhet të jetë diçka e madhe që kryetari i partisë suaj, është i vetmi kryetar partie në Shqipëri që nuk është ulur asnjëherë në një karrige ministri.

Edhe si kryetar i PBDNJ në qeveri, gjatë mandatit të shkuar, edhe si udhëheqës i saj në opozitë, krahë për krahë me ne gjatë këtij mandati, Vangjeli ka qenë po ai qytetar fisnik dhe politikan dinjitoz në raport me gjithë të tjerët dhe me publikun në radhë të parë.

Duke e njohur nga afër, dua tju them se e çmoj posaçërisht faktin se kurrë nuk ka qenë një politikan i mllefit dhe i baltës por gjithmonë një njeri që pasionin e politikës e ka ushqyer me bindjet dhe me idetë e tij…”.

Përfundimisht kë duhet të besojnë qytetarët, kllounin e “sabahut”, apo atë të “akshamit”?

 

Tiranë, më 8 Mars 2021

Zyra e Shtypit dhe Komunikimit

PBDNJ

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews përballë gazetarit Endri Xhafo [VIDEO] Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews përballë gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews përballë gazetarit Endri Xhafo – 22 Shkurt, 2021

 

Më poshtë mund të gjeni linkun e videos

 

https://youtu.be/IpL1cWwLJxc

 

 

 

 

 

 

 

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule intervistë në për MCN TV Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule intervistë në për MCN TV

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule intervistë në për MCN TV

 

Më poshtë mund të gjeni linkun e videos

 

https://youtu.be/ytz0q0Xx9J0

Contacts and information

Social networks

Most popular categories

Buy This Theme
© 2011 Gadgetine Wordpress theme by orange-themes.com All rights reserved.