banner

KOMUNIKATË SHTYPI – 10 dhjetor 2020

KOMUNIKATË SHTYPI

Dita Ndërkombëtare dedikuar të Drejtave të Njeriut e sotmja, ndërkaq që situata dhe masat e marra për përballimin e Pandemisë Covid-19, na imponoi anulimin e veprimtarisë së kthyer tanimë në traditë të Takimit që PBDNJ organizon me faktorë të jetës politike, të shoqërisë civile dhe në veçanti të Minoriteteve Etnike dhe atyre socio-linguistike. Takimi ka dhënë mundësinë për një sensibilizim më të madh, për analizë dhe bilanc të situatës në vend dhe standarteve të avancuara në lëmin e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve, është një forum për të rikujtuar dimensionin e qytetarit që pretendon më shumë liri dhe dinjitet.

Në respekt të kufizimit për Takimin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, përsërisim apelin tonë si forcë politike për deficitin e theksuar që akumulon shteti dhe shoqëria jonë në këtë drejtim. Situata jo vetëm nuk rregullohet por njeh edhe prapësime të rrezikshme në totalitarizëm dhe shkelje të të drejtave dhe lirive të fituara.

Rasti tragjik i humbjes së jetës të të riut Klodian Rasha në Tiranë është shembulli më sinjifikativ sesi shpërfillet e drejta bazë ajo për jetën. Kushtet që mbizotërojnë në institucionet tona shëndetësore për trajtimin e të sëmurëve nga Pandemia gjithashtu përbën, veç aspekteve të tjera, edhe shkelje të të drejtave të qytetarit. Skamja ekonomike dhe largimi nga vendi i rinisë, në fund të fundit janë refuzim i të drejtës për akses në mirëqenie dhe në përparim.

Për fat të keq edhe situata përsa u përket pjesëtarëve të Minoriteteve Etnike apo Kulturore dhe Gjuhësore njeh përkeqësim ose stanjacion në rastin më të mirë.

Manifeston arrogancën e qeverisë dhe mungesën e frymës së komunikimit të sinqertë për të realizuar në realitet mentalitete të reja, qasje sipas praktikave europiane.

Miratimi i ligjeve nuk janë zgjidhje nëse nuk shoqërohen me vullnet politik. Të drejta për përfaqësim dinjitoz, për arsim në gjuhën amtare, për përdorimin pa pengesa në sektorin publik të gjuhës amtare, barazi para ligjit pavarësisht origjinës etnike apo racore, deklarim të vullnetshëm të identitetit etnik apo fetar e të tjera, mbeten ende të parealizuara. Apeli ynë është i vazhdueshëm por njëherësh përbëjnë tanimë edhe parakushte të patolerueshme në aspektin e integrimeve tona në BE.

PBDNJ mbetet konstante në angazhimin e saj për të qenë në pararojë të betejës për më shumë hapësirë për të drejtat e qytetarit, të pjesëtarëve të minoriteteve etnike, kulturore dhe gjuhësore.

 

Tiranë, më 10 dhjetor 2020

0 comments

Other articlesgo to homepage

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull: Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!  Vangjel Dule: Politikat e autarkisë, abuzivizmit, kleptokracisë dhe çorientimit nga objektivi i integrimit në BE marrin fund me 25 Prill!    

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule e gjykon pozitivisht ecurinë e angazhimit opozitar në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit. Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Dule shprehet se duke u bazuar tek entuziazmi i qytetarëve, 25 prilli do të jetë një ditë vendimtare

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri” Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, përfaqësues të minoritetit etnik grek që jetojnë në vendin tonë dhe drejtuesit e organizatës OMONOIA, janë pritur ditën e sotme, në një takim zyrtar të zhvilluar në Athine,

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now” 17/03/2021 Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule foli përballë gazetares Ilva Tare në Euroenws Albania rreth kandidimit në Tiranë dhe jo në Vlorë si dhe problemet me të cilat përballet minoriteti grek në Shqipëri.

U etiketua si sekser i Greqisë, Dule i përgjigjet Ramës

U etiketua si sekser i Greqisë, Dule i përgjigjet Ramës

Kryetari i  PBDNJ-së  Z. Vangjel Dule i intervistë në A2CNN [VIDEO]  Si pjesë e minoritetit grek në Shqipëri, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, zgjodhi t’i përgjigjej kryeministrit Rama me një thënie të urtë greke, lidhur me etiketimin që kreu i qeverisë bëri ndaj tij kur e quajti sekser të Greqisë. “Secili ka dobësinë të gjykojë

read more

Contacts and information

Social networks

Most popular categories

Buy This Theme
© 2011 Gadgetine Wordpress theme by orange-themes.com All rights reserved.