banner

Kryetari PBDNJ-së Vangjel Dule intervistë për Ilva Now në Euronews Albania. – Nuk do të lejojmë që banorëve të bregut të Jonit t’u grabitet prona – Marrëveshja zgjedhore nuk prek problematikat e procesit, bën vetëm arnime – Marrëveshja e detit Greqi-Shqipëri u rrëzua nga raporti sekret i Turqisë

Kryetari PBDNJ-së Vangjel Dule intervistë për Ilva Now në Euronews Albania. – Nuk do të lejojmë që banorëve të bregut të Jonit t’u grabitet prona – Marrëveshja zgjedhore nuk prek problematikat e procesit, bën vetëm arnime – Marrëveshja e detit Greqi-Shqipëri u rrëzua nga raporti sekret i Turqisë 

 

- Nuk do të lejojmë që banorëve të bregut të Jonit t’u grabitet prona

 

Në një intervistë për Ilva Now në Euronews Albania, Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule risolli në vëmendje çështjen e pronave dhe marrëveshjes së munguar për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Dule tha se çështja e pronave do të diktojë shumë vazhdimësinë e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por përjashtoi cilësimet e një qëndrimi “veto” nga Athina kundër Tiranës.

“Athina ka shqetësimin se pjesëtarë të komunitetit minoritar etnik grek në Shqipëri, kryesisht ata të bregut të Jonit, janë objekt bastisjesh dhe grabitjesh të pronës së tyre stërgjyshore të trashëguar, përmes trukesh ligjore të njëpasnjëshme, kemi industri ligjesh dhe vendimesh të qeverisë që nuk kanë objekt tjetër veçse të grabisin pronën,” – tha Dule i cili pretendoi se këto pretendime janë të faktuara, por nuk dha detaje nëse qeveria greke i ka adresuar Shqipërisë problemin në fjalë duke ironizuar se “ai nuk është korrieri” mes Tiranës dhe Athinës.

“Ne nuk do të lëmë, për aq sa kemi mundësi politike, që banorëve të Bregut të Jonit, t’u grabitet prona me forma dhe metoda të aplikuara deri më sot. Me konferencën ndërqeveritare, tani fillon thjesht muhabeti i vërtetë i politikës sonë rreth çështjes së pronave,” – shtoi Dule.

I pyetur nëse situata aktuale e ka vënë përballë kushteve që Shqipëria të rrezikojë një veto të Greqisë për integrimin, Dule e mohoi këtë, por nënkuptoi se nëse çështja e pronave nuk zgjidhet, bisedimet mund të ngecin për shkak të metodologjisë së re.

“Me metodologjinë e re të zhvillimit të bisedimeve për anëtarësim, është në formën e shkallëve, nëse nuk ngjit të parën, nuk mund të shkosh te e dyta. Shkallët kalohen, nuk kapërcehen në procesin e integrimit, nuk ka nevojë për veto prej askujt,” – tha Dule, i cili pretendoi se prej 30 vitesh në politikë nuk kishte dëgjuar ndonjëherë nga ndërkombëtarët për “veto” nga Greqia për Shqipërinë.

Për sa i përket marrëveshjes së detit mes dy vendeve, kryetari i PBDNJ-së tha se nuk kishte dijeni për riaktivizimet e fundit mes dy qeverive, por solli në vëmendje zhvillimet e fundit ku Greqia arriti një marrëveshje me Italinë.

“Ky rast nxori kakofoninë dhe blofin e qeverisë Rama në lidhje me marrëveshjen e detit me Greqinë, se sa e gabuar ka qenë lëvizja dhe se sa ide të gabuara nxori në pah qeveria, se kinse Greqia kërkon t’i grabisë ujërat Shqipërisë,” – tha Dule teksa pretendoi se marrëveshja e ujërave Greqi-Itali u arrit me të njëjtat kushte dhe parametra të gjeometrisë që u kërkua dhe me Shqipërinë në vitin 2009.

Dule përmendi opinionin e shprehur së fundmi nga një ish-ushtaraku turk, i cili thoshte se pas marrëveshjes së vitit 2009, Turqia i kishte dërguar palës shqiptare një raport sekret, në të cilin artikulohej se marrëveshja ishte në dëm të palës shqiptare.

“Kemi një ndryshim, Shqipëria, Italia, Greqia, janë palë të marrëveshjes së UNCLOS të vitit 1982, ndërsa Turqia jo. Unë e kam denoncuar që atëherë, se ndërhyrja që u bë kundër marrëveshjes dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ishte produkt i palëve të treta,” – u shpreh Dule duke nënkuptuar se ndërhyrja ishte e Turqisë dhe se Shqipëria nuk pa interesat e saj, por interesat e Turqisë.

Dule pretendoi se Turqia në raportet me Greqinë ka shkelur ligjet ndërkombëtare për sa i përket çështjes së ujërave. Ai vuri në diskutim qëndrimin që duhet të mbajë Shqipëria, nëse duhet të ndjekë ligjet ndërkombëtare, apo “ligjet kaçake”.

Dakordësia për kufirin detar do t’i hapte rrugë Shqipërisë dhe Greqisë të nënshkruante kontrata për shfrytëzimin e zonave për kërkime dhe nxjerrje të mundshme të naftës apo nënprodukteve të saj.

 

- Marrëveshja zgjedhore nuk prek problematikat e procesit, bën vetëm arnime

 

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, i cilësoi ndryshimet në kodin zgjedhor si arnime dhe jo reformë.

Gjatë një interviste për Ilva Now në Euronews Albania, Dule tha se rrënja e problemit të zgjedhjeve ka qenë gjithmonë administrimi i tyre, por që sipas tij, propozimi për administrim jopolitik përmes individëve apo administratës publike, aktualisht nuk mund të arrihet, pasi në dy vitet e fundit proceset zgjedhore kanë qenë me shembuj shumë negativë.

“Hapi për identifikimin biometrik është i rëndësishëm, por që kurrësesi nuk e zgjidh problemin, zemra e problemit, krahas administrimit është shitblerja e votës, për së cilën nuk flitet nga askush,” – tha Dule teksa e cilësoi marrëveshjen e 5 qershorit si marrëveshje që nuk prek aspektet më të domosdoshme dhe kryen vetëm arrnime të kodit zgjedhor.

Dule e cilësoi opozitën më të përgjegjshme se mazhoranca, pasi sipas tij po angazhohet seriozisht të shpëtojë zgjedhjet e ardhshme.

“Procesi i ardhshëm zgjedhor është në rrezik. Në mazhorancë ka një mentalitet kleptokratik, edhe atëherë kur e kanë të sigurt fitoren,” – tha Dule duke marrë si shembull zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë Korçë në vitin 2013, ku me kalimin e Niko Peleshit zëvendëskryeministër, u zhvilluan sërish zgjedhje.

“Edhe pse ishim koalicion i fortë, sapo kishim marrë qeverisjen e vendit, sërish pamë se ai i mallkuari tjetërsim i votës doli në pah,” – tha Dule, partia e së cilit asokohe ishte në koalicion me Partinë Socialiste.

Më tej në diskutim, Dule tha se ndryshimi i sistemit kërkonte një debat më të gjerë, se heqja e koalicioneve parazgjedhore “çon ujë te burimi, Partia Socialiste,” hapja e listave nuk është me aq rëndësi sa trumbetohet.

Ai tha se thelbi se zgjedhësi do të ketë më shumë mundësi nuk qëndron, pasi sërish rreshtimi në listën zgjedhore do të vendoset nga kryetari.

Pragu prej 5 për qind, i kërkuar nga opozita parlamentajre, u kundërshtua nga Dule, sipas së cilit me një prag më të lartë sigurohen “superpushtete” dhe jo “fragmentarizime të pushtetit”, që sipas tij i nevojitet demokracisë shqiptare.

 

- Marrëveshja e detit Greqi-Shqipëri u rrëzua nga raporti sekret i Turqisë

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, thotë se marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë të nënshkruar nga dy vendet në vitin 2009, u prish me ndërhyrjen e Turqisë. Kreu i PBDNJ-së thotë se, këtë e ka zbuluar një admiral turk në lirim që ka treguar se, pas nënshkrimit të marrëveshjes i kanë dërguar një raport sekret Shqipërisë, ku thuhej se ishte në favor të Greqisë.

“Pati një zhvillim që nuk e di pse mediat në Shqipëri e anashkaluan. Kemi një deklaratë shumë negative, para një jave nga një admiral turk në lirim, i cili thotë se pas nënshkrimit të marrëveshjes në vitin 2009, i dërguam një raport sekret palës shqiptare ku i shpjegon se marrëveshja ishte në dëm të interesave të tyre. Kam deklaruar se ndërhyrja që u bë kundër marrëveshjes ishte produkt i palëve të treta. Turqia e pranoi vetë, që ka ndërhyrë dhe ka dërguar raport sekret”, u shpreh z. Dule.

Kryetari i PBDNJ-së tha më tej se, marrëveshja e nënshkruar vetëm pak ditë më parë mes Greqisë dhe Italisë është bërë mbi parimet e që u arrit dhe marrëveshja me Shqipërinë. Sipas tij, e gjithë zhurma ka ardhur nga padia e Partisë Socialiste në Gjykatën Kushtetuese.

“Para një jave Greqia dhe Italia firmosën marrëveshje dhe në këtë rast nxjerr kakofoninë dhe blofin e qeverisë sonë në lidhje me marrëveshjen e detit. Tregon se sa e gabuar ka qenë lëvizja e Partisë Socialiste dhe z. Rama në dy drejtime; Për të penguar dy vendet në arritjen e marrëveshje që do të çonte në shfrytëzimin e zonave ekskluzive për interes të vetë por edhe interes të dy palëve. Nga ana tjetër krijuan një klimë të helmuar në opinionin publik se Greqia kërkon të grabisë ujërat e Shqipërisë. Italia dhe Greqia nënshkruan një marrëveshje mbi parimet që ishte nënshkruar dhe marrëveshja Greqi-Shqipëri e vitit 2009”, përfundoi z. Dule.

Shqipëria dhe Greqia nënshkruan më 27 Prill 2009 marrëveshjen për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin, në bazë të së drejtës ndërkombëtare. PS i kërkoi Gjykatën Kushtetuese të shqyrtonte pajtueshmërinë e saj me Kushtetutën. Gjykata Kushtetuese me vendimin 15, datë 26 Janar 2010, e shfuqizoi marrëveshjen duke e konsideruar të papajtueshme me Kushtetutën.

Një nga argumentet kryesore ishte se, nuk janë zbatuar parimet bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare midis dy vendeve me qëllim arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm pasi nuk ishin marrë parasysh ishujt si rrethana të veçanta në delimitimin e hapësirave detare. Sipas Gjykatës Kushtetuese në marrëveshje konstatohen shkelje procedurale dhe substanciale që bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën e Tretë Ndërkombëtare të OKB-së për të Drejtën e Detit të vitit 1982.

 

Iintervista e plotë video:

 

 

https://euronews.al/

 

 

0 comments

Other articlesgo to homepage

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO] 4 Maj 2021  

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull: Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!  Vangjel Dule: Politikat e autarkisë, abuzivizmit, kleptokracisë dhe çorientimit nga objektivi i integrimit në BE marrin fund me 25 Prill!    

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule e gjykon pozitivisht ecurinë e angazhimit opozitar në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit. Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Dule shprehet se duke u bazuar tek entuziazmi i qytetarëve, 25 prilli do të jetë një ditë vendimtare

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri” Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, përfaqësues të minoritetit etnik grek që jetojnë në vendin tonë dhe drejtuesit e organizatës OMONOIA, janë pritur ditën e sotme, në një takim zyrtar të zhvilluar në Athine,

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now” 17/03/2021 Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule foli përballë gazetares Ilva Tare në Euroenws Albania rreth kandidimit në Tiranë dhe jo në Vlorë si dhe problemet me të cilat përballet minoriteti grek në Shqipëri.

read more

Contacts and information

Social networks

Most popular categories

Buy This Theme
© 2011 Gadgetine Wordpress theme by orange-themes.com All rights reserved.