banner

DEKLARATË PËR SHTYP – 26 shkurt 2020

Deklaratë për shtyp

 

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut zhvillon prej kohesh një cikël takimesh me shoqata përfaqësuese dhe grupe interesi me lidhje me kuadrin ligjor për trajtimin e çështjes së pronave në përgjithësi dhe ligjin “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë” në veçanti.

Konstatojmë me keqardhje se qeveria, në shkelje të hapur të çdo parimi transparence, po përgatitet të kalojë në procedurë parlamentare projektligjin në fjalë,

1: Pa e konsultuar me grupet e interesit dhe pa zhvilluar asnjë debat publik

2: Duke anashkaluar apo duke marrë parasysh në mënyre selektive rekomandimet e Komisionit të Venecias

3: Duke vënë para faktit të kryer me dhjetëra mijëra qytetarë dhe komunitete të cilat humbasin përfundimisht pronat e tyre, por edhe të drejtën ligjore të pretendimit të saj.

Qeveria e Zotit Rama synon që, duke injoruar pushtetin vendor por edhe sistemin e drejtësisë ta shndërrojë trajtimin e pronës në një domein ekskluziv të tij dhe të strukturave drejtpërsëdrejti të varura juridikisht dhe verbërisht, besnike politikisht.

Në mënyrë të veçantë, nëpërmjet këtij  ligji, Rama i hap rrugën përmbushjes së objektivit të tij strategjik për tjetërsimin e statusit pronësor, kryesisht në bregdet, por edhe në të gjithë vendin, duke u privuar pronën pronarëve të ligjshëm dhe duke i venë atë në shërbim të interesave të oligarkëve –  klientë të pushtetit të tij personal.

Kjo nisme ligjore, në korrelacion me ligjin  për Investitorët Strategjikë, për Korporatën e investimeve dhe VKM për Shpronësimet, përben gurin e varrit për pronën dhe pronësinë e ligjshme.

 

 

0 comments

Other articlesgo to homepage

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO] 4 Maj 2021  

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull: Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!  Vangjel Dule: Politikat e autarkisë, abuzivizmit, kleptokracisë dhe çorientimit nga objektivi i integrimit në BE marrin fund me 25 Prill!    

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule e gjykon pozitivisht ecurinë e angazhimit opozitar në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit. Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Dule shprehet se duke u bazuar tek entuziazmi i qytetarëve, 25 prilli do të jetë një ditë vendimtare

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri” Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, përfaqësues të minoritetit etnik grek që jetojnë në vendin tonë dhe drejtuesit e organizatës OMONOIA, janë pritur ditën e sotme, në një takim zyrtar të zhvilluar në Athine,

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now” 17/03/2021 Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule foli përballë gazetares Ilva Tare në Euroenws Albania rreth kandidimit në Tiranë dhe jo në Vlorë si dhe problemet me të cilat përballet minoriteti grek në Shqipëri.

read more

Contacts and information

Social networks

Most popular categories

Buy This Theme
© 2011 Gadgetine Wordpress theme by orange-themes.com All rights reserved.