banner

Kërkohet ridimensionimi i politikave për të drejtat e minoriteteve

DEKLARATË PËR MEDIA

Kryetari

Në vazhdim të qëndrimit tonë publik të shprehur në deklaratën e përbashkët  me Bashkimim Demokratik të minoritetit etnik Grek  OMONOIA:

 

1. Dëshirojmë edhe njëherë të shprehim indinjatën tonë dhe të dënojmë me forcë aktin vandal të heqjes së tabelave dy gjuheshe në Bashkine Finiq. Ky akt përben shkelje flagrante të të drejtave të pjesëtareve të Minoritetit Etnik Grek, siç ato burojnë nga Konventa kuadër e Këshillit të Europës, nga legjislacioni i vendit sikurse edhe nga politikat dhe praktikat europiane.

2. Kryeministri Rama, “me qëndrime hiene natën dhe qingji ditën”, pretendoi dje arsye teknike qe çuan në këtë akt të papranueshëm dhe premtoi rivendosjen e tabelave. Edhe në rast se shterojmë vullnetin tone politik pozitiv dhe i konsiderojmë këto deklarata si të sinqerta, pyetjet e mëposhtme kërkojnë përgjigje:

a. Përse tabelat u hoqën natën nën një klimë terrori dhe pranie të paarsyeshme policore?

b. Përse nuk i parapriu këtij akti komunikimi dhe bashkërendimi institucional i veprimeve të Qeverisë me pushtetin vendor?

c. Përse Qeveria e zotit Rama nuk i ka vendosur vetë tabelat dygjuhëshe në hapësirat ku jeton tradicionalisht dhe në  numra të konsiderueshëm Minoriteti Etnik Grek siç e kërkon Ligji për Mbrotjen e Pakicave Kombëtare i votuar qe në tetor 2017?

d. Përse Qeveria Rama nuk ka miratuar ende aktet nënligjore, të domosdoshme për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, në një kohë qe e kishte detyrim ligjor qe duhej plotësuar deri ne maj 2018?

e. Përse nuk ka marrë asnjë masë për autorët e prishjeve sistematike të tabelave dygjuhëshe në aksin Kakavi- Gjirokastër? Përse nuk janë rehabilituar ato?

3. Denoncojmë gjuhën e urrejtjes, por edhe të klithmave për përplasje etnike qe u artikuluan publikisht gjatë këtyre ditëve nga individë, grupe apo edhe forca politike dhe i drejtohemi Prokurorisë për shqyrtimin serioz të tyre.

4. I kërkojmë Qeverisë ridimensionimin e politikave për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të Minoriteteve në përputhje edhe me frymën dhe germën e vlerësimit të katërt të Këshillit të Evropës për Shqipërinë, i cili u publikua në muajin mars 2019, duke amenduar dhe plotësuar legjislacionin, duke ngritur strukturat e duhura zbatuese, duke aplikuar projekte sistematike për informimin dhe formimin e opinionit publik në lidhje më të drejtat e Minoriteteve.

 

 

Tiranë më, 07 maj 2019

0 comments

Other articlesgo to homepage

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO] 4 Maj 2021  

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull: Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!  Vangjel Dule: Politikat e autarkisë, abuzivizmit, kleptokracisë dhe çorientimit nga objektivi i integrimit në BE marrin fund me 25 Prill!    

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule e gjykon pozitivisht ecurinë e angazhimit opozitar në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit. Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Dule shprehet se duke u bazuar tek entuziazmi i qytetarëve, 25 prilli do të jetë një ditë vendimtare

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri” Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, përfaqësues të minoritetit etnik grek që jetojnë në vendin tonë dhe drejtuesit e organizatës OMONOIA, janë pritur ditën e sotme, në një takim zyrtar të zhvilluar në Athine,

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now” 17/03/2021 Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule foli përballë gazetares Ilva Tare në Euroenws Albania rreth kandidimit në Tiranë dhe jo në Vlorë si dhe problemet me të cilat përballet minoriteti grek në Shqipëri.

read more

Contacts and information

Social networks

Most popular categories

Buy This Theme
© 2011 Gadgetine Wordpress theme by orange-themes.com All rights reserved.