Pas marrëveshjes me Partinë Demokratike, partitë aleate historike të kësaj force politike organizuan një forum të përbashkët ku në fokus ishte domosdoshmëria për zgjedhje të lira. Kryetarët e PBDNJ-së,PR-së, PAA-së, PDK-së, LZHK-së kërkuan ndryshim të kodit zgjedhor dhe krijimin e listave të hapura për zgjedhjet e përgjithshme. Diskutime të tilla do të shtrihen edhe në qarqe të tjera.
Aleatët historikë të Partisë Demokratike, kërkojnë ndryshim të kodit zgjedhor dhe lista të hapura në zgjedhjet e përgjithshme.
Këto propozime u materializuan në një forum që 5 partitë organizuan në kryeqytet, si pjesë e vijimit të platformës së firmosur me Partinë Demokratike.
Kështu, PBDNJ,PR, PAA, PDK, LZHK, thanë se kandidatët për deputetë nuk duhet të zgjidhen më nga lideri politik.
Dule: Me shikimin kritik për arritjet e politikës së jashtme, dy do të ishin stacionet më të rëndësishme. Stacioni i parë është anëtarësimi në NATO, natyrisht që këtu nuk nënvlerësoj anëtarësimin në KiE.
Mediu: Unë besoj se gjithsecili nga ju që është këtu beson tek vetja, beson tek marrëdhënia që kemi krijuar dhe ne po përpiqemi të krijojmë një marrëdhënie me njëri-tjetrin për të qenë efektivë në politikë, për ti shërbyer gjithë opozitës dhe një suksesi të Shqipërisë.
Shehi: Kush ka hyn në kalë me zor zbret, por do ta detyrojmë me vullnetin tonë dhe propozimin pozitiv që do ti ofrojmë shqiptarëve.
Duka: Besoj se ju e dini që faktori kryesor që sjell një hemorragji të vazhdueshme është ekonomia.
Ndoka: Ne kemi një bashkëpunim politik prej vite për kauzën tonë të përbashkët.
Ky lloj formati, i nisur në Tiranë, do të vijojë në të gjitha qarqet e vendit si pjesë e aksionit opozitar.
0 comments