banner

Vangjel Dule: 30 qershori kohë politike me pasoja për vendin, e domosdoshme zgjidhja  

Opozita vijon aksionin e saj radikal duke këmbëngulur në largimin nga posti te kryeministri, Edi Rama.

 Ndërkohë ditët e fundit lëvizjet e opozitës tregojnë se ajo po shkon drejt bojkotit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

 Siç e bëri të ditur kryetari i PD, Basha, protesta e radhës do të jete ditën e enjte, përpara parlamentit.

 

Gjithashtu pjesë e opozitës se bashkuar dhe e qëndrimit radikal kundër qeverise është edhe aleati i PD, Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ, i cili ka qenë këtë të martë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus ku ka dhënë detaje në lidhje me situatën në të cilën ndodhet gjendja politike në vend.

 

Çfarë mund të thoni në lidhje me ngjarjen më të fundit që ka ndodhur me kërcënimin e kolegut Karamelo?

 

Është një ngjarje e dënueshme, sepse jemi në demokraci dhe secili ka të drejtën e vendimmarrjes së tij konform bindjeve, dhe vlerësimit të situatave. Është një ngjarje që duhet të zbardhet sa më shpejt pavarësisht se cili ishte vendimi i tij dhe nëse unë jap apo jo dakord me vendimin e tij. Është kategorikisht e papranueshme që të kërcënohet kushdo politikan për vendimet e tij politike.

 

Zoti Dule, a pajtoheni plotësisht me strategjinë që po ndjek PD-ja dhe LSI-ja apo ju keni ndonjë rezervë?

 

Vendimmarrja është e përbashkët është kolegjiale, në çdo hap të aksionin opozitar si gjatë periudhës që ishim brenda ashtu edhe për vendimin e djegies së mandateve dhe në vazhdimësi, funksionon koalicioni opozitar dhe vendimmarrja është pas këshillimeve me të gjithë palët që janë palë me të.

 

Pra ato që quhen akte dhune, ekstreme keni ndonjë rezervë apo nuk I shihni sit ë tilla?

 

Nuk ka pasur për asnjë moment as qëllim as tendencë nga ana e opozitës për të përdorur dhunë ka qenë qëllimi i kryeministrit Rama që ta cilësojë si një reagim të dhunshëm të opozitës dhe në mënyrë të përsëritur ka ngritur kurthe që nga protesta e shkurtit ku kurdoni i policisë  me tu parë protestuesit e parë para godinës së Kryeministrisë  thyhen kordonin e hapën atë me qëllim që të provokojnë  protestuesit ti vërsuleshin kryeministrisë. Po ashtu edhe në protestat e tjera por fatmirësisht shumica dërrmuese si asnjëherë në protesta kaq masive  në Tiranë, kanë qenë duke protestuar me përgjegjshmëri politike dhe qytetare.

 

Ju keni një përvojë të gjatë politike në Shqipëri, komuniteti ndërkombëtar ju e keni parë që tashmë është në bllok kudër qëndrimit të opozitës së bashkuar. Ju e njihni mirë peshën dhe rolin e tij, si e shihni këtë bilanc të opozitës me këtë rreshtim në bllok kundër të faktorit ndërkombëtar?

 

Duhet të jemi të qartë, nëse do të pyesni Vangjel Dulen në kushte të një normaliteti politik, nëse do ti largohej qoftë edhe një séance jetës parlamentare do të thoshte kurrsesi jo. Nuk ka një normalitet politik që të pranojë bojkot ose djegie të mandateve, jemi në një anormalitet, kemi një vendim inekstremis në situatat ekstreme. Rrjedhimisht   opozita pasi ka rezauruar i ka shteruar të gjitha mjetet e mundshme që të jetë demokracia, për ti dhënë qeverisë dhe që zoti Rama ta kuptojë se vendi ka nevojë për zgjedhje që vijnë nga zgjedhje të reja të rregullta, të ndershme parlamentare dhe pasi nuk  mori një përgjigje pozitive por përkundrazi mori një sjellje prej aventurieri nga ana e kryeministrit u detyrua në këtë veprim ekstrem me qëllim që të sjellë normalitetin në jetën politike të vendit. Duhet të jemi të qartë se asnjë perëndimor dhe ambasadorët që vijnë nga vendet e tyre nuk e kanë në konceptet e tyre që të vidhet vota dhe të jenë të përfshirë në vjedhje dhe blerje vote, zyrtare të lartë të një qeverie të një partie në pushtet.

 

Komuniteti grek në vendin tonë është i përçarë po flas në aspektin politik, në PD, PS, LSI. Cilët janë arsyet e kësaj ndarje për partinë tuaj?

 

PBDNJ nuk pretendon që ti përfshirë të gjithë pjesëtarët e komunitetit etnik grek në Shqipëri. Në zgjedhjet e vitit 1991 ku morëm 5 deputet në 5 zona ku demografia ishte 100% me pjesëtarë të minoritetit grek. Dy nga 5 zonat elektorale u përcaktuan në raundin e dyte sepse në ato zgjedhje OMONIA nuk arriti të marrë 50 %, ndërsa sot vijojnë të jenë po ato arsye të cilat I mbajnë të ndarë pjesëtarët e minoritetit etnik grek. Vazhdon të ushtrohet një trysni sistematike nga ana e shtetit dhe e pushtetit dhe unë fatkeqësisht e kamë thënë se PBDNJ në hapësirat ku jeton minoriteti grek nuk ka përballë partitë politike por shtetin dhe struktura shtetërore që përfshihen në veprimtari antikushtetuese për të devijuar votën e minoritetit me qellim ajo të mos jetë ashtu si natyrshëm do të ishte në favor të PBDNJ-së.

 

Për zgjedhjet lokale të 30 qershorit nuk ka shanse apo është ende në pikëpyetje pjesëmarrja e opozitës?

 

Nuk mendoj që ti djegim fazat e një procesi ne jemi të mendimit dhe të vendimit që të ushtrojmë sistematikisht të gjithë trysninë tonë politike dhe qytetarë. Duke denoncuar ne si politikanë dhe duke thirrur në mbështetje qytetarët, që të detyrojmë qeverinë që ti japë një zgjidhje. 30 qershori është larg dhe zgjedhjet me një qeveri të Ramës në pushtet nuk do të kishin asnjë kuptim por duke insistuar se 30 qershori si kohë politike është një kohë politike shumë e gjatë dhe pasoja për vendin do të shtroja domosdoshmërinë e një zgjidhje sa më shpejt që të ishte e mundur.

 

Burim : vizion plus  tv

 

0 comments

Other articlesgo to homepage

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO] 4 Maj 2021  

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull: Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!  Vangjel Dule: Politikat e autarkisë, abuzivizmit, kleptokracisë dhe çorientimit nga objektivi i integrimit në BE marrin fund me 25 Prill!    

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule e gjykon pozitivisht ecurinë e angazhimit opozitar në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit. Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Dule shprehet se duke u bazuar tek entuziazmi i qytetarëve, 25 prilli do të jetë një ditë vendimtare

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri” Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, përfaqësues të minoritetit etnik grek që jetojnë në vendin tonë dhe drejtuesit e organizatës OMONOIA, janë pritur ditën e sotme, në një takim zyrtar të zhvilluar në Athine,

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now” 17/03/2021 Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule foli përballë gazetares Ilva Tare në Euroenws Albania rreth kandidimit në Tiranë dhe jo në Vlorë si dhe problemet me të cilat përballet minoriteti grek në Shqipëri.

read more

Contacts and information

Social networks

Most popular categories

Buy This Theme
© 2011 Gadgetine Wordpress theme by orange-themes.com All rights reserved.