Seancën e djeshme në Parlament, ku u miratuan dy vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me strukturën e dy institucioneve të reja të drejtësisë, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule e cilësoi provokative, në një kohë kur opozita protestonte jashtë parlamentit. I ftuar në studion e Byro Politike, Dule theksoi se Rama i përdori deputetët e tij mish për top, ndërkohë që bëri krahasime me protestat e jelekverdhëve në Francë.
“Seanca e djeshme ishte e konceptuar si provokim. Mënyra si u sollën disa deputetë. A do kalonte një përfaqësues i Macron krah jelekverdhëve. A do ishin të përmbajtshëm ata jelekverdhë. Ata duhet të respektonin ata që protestonin. Pse nuk ishte dje Kryeministri në seancë se i përdori deputetët e vet në mish për top. Dje e donte atë seancë me qëllim që të justifikonte apostioreri. Asnjë drejtues nuk lë ata që drejton vetëm”.
Sipas Dules, Rama ka përdorur kancelaritë në Tiranë dhe mediat se opozita është e dhunshme, në një kohë kur vetë Rama donte një seancë të dhunshme, ndërsa opozita dha leksion demokracie.
“Nuk lanë vend duke filluar nga kanceralitë në Tiranë dhe media që ka opozitë të dhunshme. Opozita dha leksion demokracie, lëshoi mandatet dhe pasi dështoi, Rama donte seancë dhunshme, por që sërish dështoi”.
Ndërsa deklaratës së Ballës se opozita ka frikë nga ngritja e SPAK dhe BKH që dogji mandatet, Dule iu përgjigj:“Kushdo që ngre ketë arsyetim, kam një pyetje. Kur është i mbrojtur një gjyqtar kur ka imunitet apo kur nuk e ka atë dhe këtu rrëzohet ai që ka frikë nga drejtësia mbrohet pas mandatit të deputetit”.
abcnews.al
0 comments