banner

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule: Duhet një ekspertizë e përbashkët nga Shqipëria dhe Greqia

 

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule në një deklaratë për gazetarët, pas vizitës në familjen e të ndjerit, Dule u shpreh se hetimi duhet të jetë transparent. Për këtë tha ai, duhet një ekspertizë e përbashkët nga Shqipëria dhe Greqia

Pikë së pari në këto momente ajo që mbizotëron janë ngushëllimet dhe mbështetja për vajzën 13 vjeçare të të ndjerit, për të emën, të atin, të gjithë familjarët.

Së dyti një lutje për të gjithë të respektojmë kodin shekullor të respektit për vdekjen e cila ka mbizotëruar në të gjitha fazat e të jetës njërëzore që në lindjen e saj.

Së treti dëshiroj që të theksojmë thirrjen tonë për gjakftohtësi, por të demonstrojmë  vendosmëri se kjo çështje duhet zbardhur në të gjitha detajet e saj me të gjithë transparencën e mundshme. Ka shumë pikëpyetje që e bëjnë atë edhe me delikate. Si nisi konflikti dhe nga u provokua? Mbetet ende pa përgjigje. Cilat ishin rrethanat dhe nga  kush u mor vendimi për të dhënë një zgjidhje fatale, ndërkohë që ekzistonin me sa shprehen specialistë më të cilët jemi këshilluar, edhe alternativa të tjera që do të garantonin jetën. Prioritet i parë dhe i fundit në çdo operacion policie, me përjashtim të vendit të Kim Jong Un-it është shpëtimi i jetëve në radhëve të parë të atyre që operojnë, të forcave të rendit dhe së dyti të atij ndaj të cilit operojnë. Gjë që mesa duket është shkelur në rastin konkret.

Një çeshtje tjetër, të cilën do t’ju lutesha të mos beheshit palë të atyre mediave edhe të atyre kolegëve tuaj që në momentin e parë pa ndodhur ende fatalja nisën një recital lajmesh FAKE dhe ndjenjash pseudonacionaliste anti greke, është momenti i përgjegjësisë, është momenti i civizimit, është momenti i drejtësisë edhe  së vertetës.

Policia e ka vënë vetë në pikëpyetje operacionin e saj të djeshëm. Duhet që të jemi të ndërgjegjshëm për pikëpyetjet që si në këtë rast, por edhe në rastet të tjera, çdo qyetar ka për policinë e vendit tonë. Në këto kushte është e domosdoshme që duke qenë se kemi edhe rastin e nënshtetësisë për të ndjerin, që ekspertiza mjeko-ligjore të jetë e përbashkët edhe me një ekspert nga shteti grek ku në të njëttin kohë ishte shtetas. Por në të njëjtën kohë kërkohet që këtij procesi t’i jepet besueshmëria të ketë garancinë dhe mendimin dhe vlerësimin e ekspertëve europianë.

 

 

Burimi: oranews.tv/

Video: www.faxweb.al

0 comments

Other articlesgo to homepage

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO] 4 Maj 2021  

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull: Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!  Vangjel Dule: Politikat e autarkisë, abuzivizmit, kleptokracisë dhe çorientimit nga objektivi i integrimit në BE marrin fund me 25 Prill!    

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule e gjykon pozitivisht ecurinë e angazhimit opozitar në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit. Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Dule shprehet se duke u bazuar tek entuziazmi i qytetarëve, 25 prilli do të jetë një ditë vendimtare

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri” Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, përfaqësues të minoritetit etnik grek që jetojnë në vendin tonë dhe drejtuesit e organizatës OMONOIA, janë pritur ditën e sotme, në një takim zyrtar të zhvilluar në Athine,

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now” 17/03/2021 Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule foli përballë gazetares Ilva Tare në Euroenws Albania rreth kandidimit në Tiranë dhe jo në Vlorë si dhe problemet me të cilat përballet minoriteti grek në Shqipëri.

read more

Contacts and information

Social networks

Most popular categories

Buy This Theme
© 2011 Gadgetine Wordpress theme by orange-themes.com All rights reserved.