banner

Kryetari  i PBDNJ-së z Vangjel Dule i ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News  [VIDEO]

 

https://www.youtube.com/watch?v=1t3gYD1eclg

 

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, deklaron se marrëveshja e 2009 me Greqinë për hapësirën detare ishte e drejtë dhe se Rama e përdori politikisht.

Dule:  Gjatë 2009 midis qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Greqisë ishte nënshkruar një marrëveshje për të gjitha zonat detare, e cila pati atë fatin për shkak se Rama deshi ta përdorë për betejën e tij politike. 2009 është një marrëveshje nga çdo këndvështrim e saktë, e drejtë, në interes reciprok të të dy vendeve dhe ai vendim i gjykatës kushtetuese më tepër ishte një ndikim i një faktori të tretë dhe i nacional-populizimit të kultivuar nga Rama në atë periudhë kohore.

 

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Dule saktësinë e marrëveshjes e lidh edhe me faktin se padia e Bushatit përe grupin negociator të asaj kohe u pushua.

 

Dule:  E dini se ka nisur një proces ku negociatorët e asaj kohe u paditën nga Ministri i Jashtëm Bushati dhe ajo padi është arshivuar, është ndërprerë ndjekja penale se nuk pati asnjë fakt. Si ka mundësi të diktohet? Gjendemi në një epokë ku milimetri nuk mund ti shpëtojë kalkulimit jo më përrallat për kaq dhe aq milje të falura apo të dhuruara.

 

Debatin e krijuar lidhur me negociatat aktuale për një marrëveshje të re pas rrëzimit të paktit detar të 2009 nga Gjykata Kushtetuese, Dule e sheh pasojë të klimës anti-helene të krijuar nga vetë Rama.

 

Dule:  Jemi në të njëjtën rrugë me deklaratat e Kotzias. Operojmë në një situatë ku nuk u qartësohet qytetarëve shqiptarë ABC. Sa flitet për një marrëvehje të mundshme mbi ujërat detarë midis Shqipërisë dhe Greqisë çdo qytetar shqiptar merr nga një vizore dhe kompast dhe thotë hajde dalim në sheshin “Skëndërbej” të protestojmë. E drejta e detit është nga çështjet më të komplikuara dhe specialistët e kësaj çështje numërohen me gishtat e dy duarve në Europë sot, nuk gjenden në Shqipëri. Në Greqi ekziston ish-nënkryetari i gjykatës europiane. Kotzias tha një gjë që ekziston objektivisht përtej atij dhe përtej nesh. Greqia ka të drejtën në bazë të Konventës që ujërat e veta territoriale se ka dy nocione ujërat territoriale dhe zonat e shfrytëzimit ekonomik ekskluziv.

 

Por sa qëndron deklarata e Kotzias për shtrirje të Greqisë 12 milje në ujërat detare të Shqipërisë?

 

Dule:  Lidhur me 12 miljet, Republika e Shqipërisë ujërat e veta territoriale i ka shtrirë në 12 milje, pse Republika e Greqisë, Italisë, Kroacisë nuk ka të drejtën të ushtrojë të njëjtin avantazh që i jep Konventa e Detit? Është e parashikuar në marrëveshjen e Kombeve të Bashkuara. Problemi qëndron kur nuk ekziston hapësirë detare e mjaftueshme që secila palë të marrë nga 12 milje. Atëherë vendoset një metër në mes dhe merret vija e mesit. Kjo është diçka shumë e thjeshtë dhe askush nuk i merr diçka tjetrit. Nëse marrëveshja e 2009 do të ishte implementuar sot edhe Shqipëria, edhe Greqia do të ishin në pozita shumë më të favorshme për të shfrytëzuar pasuritë që shumë shtete të tjera të Mesdheut kanë filluar prej kohësh. Arritja e një marrëveshje nuk do të thotë se njëra palë i rrëmben diçka tjetrës. Në vija të përgjithshme këto janë të ndara, se çfarë i takon kujt.

 

Kreu i PBDNJ-së akuzon Ramën se marrëdhëniet strategjike me Greqinë i ktheu në marrëdhënie problematike.

 

Dule: Kemi dy aspekte, përmirësimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë është një dëshirë dhumë e gjerë e qytetarëve shqiptarë, që marrëdhëniet me fqinjin të jenë sa më intersive, sa më normale. Ka një pikëpyetje, pse për 5 vite me rradhë Rama u bë tellali kundër marrëdhënieve miqësore, harmonike midis Shqipërisë dhe Greqisë? Përse mori marrëdhënie të nivelit strategjik në vitin 2013 dhe në vitin 2017 na tha janë marrëdhënie problematike? Nga marrëdhënie strategjike i shndërroi vetë në marëdhënie problematike. Që të gjithë duam të kontribojmë në normalizimin e këtyre marrëdhënieve sepse nuk është thjesht çështje dëshirë është domosdoshmëri.Unë e bëj përditë. Kjo është një grackë e ngritur nga Rama. E kam denoncuar edhe në emisionin tuaj se bëri një krim politik që marrëdhëniet e jashtme të vendit të vet i keqpërdori në shërbim të interesave partiake. Ky është një mëkat në politikë për të gjithë ata që njohin marrëdhëniet ndërkombëtare, fqinjësore.

 

I pyetur nëse PD po bën të njëjtin gabim si kryeministri Rama në 2009 kur ishte në opozitë, Duke u shpreh:

 

Dule:  Nuk kemi ende një qëndrim mbi një çështje konkrete nga opozita sepse qeveria nuk ka sjellë një variant konkret. Kemi disa çështje pasojë e politikave të Ramës që është shoqëruar me një retorikë që ka krijuar një klimë dhe opinion anti-helene në Shqipëri. Çfarë ndodhi me implementimin e marrëveshjes për respektimin e të rënëve të Luftës së Dytë Botërore. Për 5 vjet e pengon dhe i rikthehet realitet dhe kupton atë që duhet të kishte bërë para 5 vjetësh. Fillon procesi mirëpo me gjetjen e të rënëve të parë fillon një retorikë esktreme sepse dikush në rrjetet sociale thotë nuk është një i rënë grek por italian. Sepse gjendet një tabelë që thotë Greko, nuk do të thotë grek por është mbiemri i një ushtari italian. Rama ndoqi një politikë terësisht të gabuar që krijoi pasojat e veta në opinion, këto duan kohën e vet të rikuperohen.Po shikoni sa të paragjykuara janë këto çështje. Të gjitha mediat morën flakë, e tha gjenerali filan, arkeologu x. Nuk kuptuan që edhe italianët që kishin  varrosur të rënët grekë kanë pasur respektin maksimal që e kërkon kodi i nderimit të të rënit për ti varrosur me ceremonialin e duhur. Ndërsa ne jemi sjellë me cinizëm për kaq vjet dhe askush nuk foli pasi u rrëzuan në mënyrë demostrative argumentet që qarkulluan këto ditë. Nuk u dha shembulli i atij të moshuarit në Dragot që tha edhe në kohën e komunizmit atë hapësirë nuk e kemi kultivuar si tokë bujqësore në respekt të të rënëve grekë.

 

www. oranews. tv

0 comments

Other articlesgo to homepage

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO] 4 Maj 2021  

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull: Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!  Vangjel Dule: Politikat e autarkisë, abuzivizmit, kleptokracisë dhe çorientimit nga objektivi i integrimit në BE marrin fund me 25 Prill!    

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule e gjykon pozitivisht ecurinë e angazhimit opozitar në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit. Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Dule shprehet se duke u bazuar tek entuziazmi i qytetarëve, 25 prilli do të jetë një ditë vendimtare

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri” Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, përfaqësues të minoritetit etnik grek që jetojnë në vendin tonë dhe drejtuesit e organizatës OMONOIA, janë pritur ditën e sotme, në një takim zyrtar të zhvilluar në Athine,

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now” 17/03/2021 Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule foli përballë gazetares Ilva Tare në Euroenws Albania rreth kandidimit në Tiranë dhe jo në Vlorë si dhe problemet me të cilat përballet minoriteti grek në Shqipëri.

read more

Contacts and information

Social networks

Most popular categories

Buy This Theme
© 2011 Gadgetine Wordpress theme by orange-themes.com All rights reserved.