banner

DEKLARATË PËR SHTYP – KRYETARI

DEKLARATË PËR SHTYP

 

KRYETARI

 

“Më 25 gusht qytetarët e Himarës u ftuan të marrin pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme dhe të hapur të Këshillit të Bashkisë me objekt planin e përgjithshëm të zhvillimit vendor.

Por, në vend të transparencës, debatit konstruktiv dhe vendimmarrjes demokratike, pjesëmarrësit u gjendën përballë një situate të pakonceptueshme të dhunës së verbër ndaj tyre nga ana e policisë bashkiake dhe të anullimit përfundimisht pa asnjë arsye dhe motiv të mbledhjes së thirrur.

Gjatë fundjavës, shumë nga qytetarët pjesëmarrës u thirrën nga policia e shtetit në kundërshtim të hapur me ligjin dhe procedurat e tij “për të dhënë shpjegime” për pjesëmarrjen e tyre në mbledhjen e hapur të këshillit ku ishin ftuar publikisht.

Ndërsa sot, në shkelje flagrante të afateve dhe në papajtueshmëri të hapur me ligjin për funksionimin  e pushtetit vendor, thirret sërish mbledhja e Këshillit Bashkiak për datën 30 gusht, kësaj rradhe jo në selinë e vet, por në fshatin Kuç.

Së pari, dëshirojmë të vëmë përsëri dhe përsëri në dukje se këto veprime synojnë ekskluzivisht rrëmbimin me çdo kusht dhe mënyrë të pronës nga pronarët e vetë të ligjshëm dhe tjetërsimin e statusit pronësor më gjerë, në dëm të banorëve autoktonë të Himarës dhe në favor te interesave oligarke por edhe të atyre klienteliste te z Rama.

Së dyti, këto veprime përbëjnë dëshmi te pakundërshtueshme qe provojnë në mënyrën më të prekshme mprapshtësinë e qëllimeve te vërteta të fshehura pas ndarjes së fundit territoriale-administrative për Himarën.

 

Së treti, u drejtohemi ambasadorëve të nderuar të akredituar ne vendin tonë, veçanërisht atyre të SHBA, BE-së, OSBE-së dhe Këshillit te Europës që të kthejnë syrin dhe vëmendjen si edhe të kontribuojnë që tu jipet fund këtyre padrejtësive absurde në dëm të komunitetit historik te Himarës. Mentalitete, metoda dhe veprime  të tilla nuk kanë asgjë të përbashkët me shtetin e së drejtës, praktikat europiane dhe civilizimin tonë perëndimor.

Së fundi, a mund të flejë i qetë për fatet e demokracisë në vendin tonë çdo qytetar i përgjegjshëm kur një komunitet i tërë trajtohet me politika qe nuk kanë asnjë lidhje me të (demokracinë)?! Aq me tepër kur këto politika janë të inspiruara dhe zbatimi i tyre i monitoruar drejtpërsëdrejti nga kryeministri i vendit?!”

0 comments

Other articlesgo to homepage

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO] 4 Maj 2021  

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull: Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!  Vangjel Dule: Politikat e autarkisë, abuzivizmit, kleptokracisë dhe çorientimit nga objektivi i integrimit në BE marrin fund me 25 Prill!    

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule e gjykon pozitivisht ecurinë e angazhimit opozitar në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit. Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Dule shprehet se duke u bazuar tek entuziazmi i qytetarëve, 25 prilli do të jetë një ditë vendimtare

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri” Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, përfaqësues të minoritetit etnik grek që jetojnë në vendin tonë dhe drejtuesit e organizatës OMONOIA, janë pritur ditën e sotme, në një takim zyrtar të zhvilluar në Athine,

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now” 17/03/2021 Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule foli përballë gazetares Ilva Tare në Euroenws Albania rreth kandidimit në Tiranë dhe jo në Vlorë si dhe problemet me të cilat përballet minoriteti grek në Shqipëri.

read more

Contacts and information

Social networks

Most popular categories

Buy This Theme
© 2011 Gadgetine Wordpress theme by orange-themes.com All rights reserved.