banner

DEKLARATË PËR SHTYP:Denoncim i tentativës për penalizim masiv të qytetarëve të Himarës me synim definitiv realizimin e planeve për konfiskim të pasurisë së tyre.

DEKLARATË PËR SHTYP

  

Denoncim i tentativës për penalizim masiv të qytetarëve të Himarës me synim definitiv realizimin e planeve për konfiskim të pasurisë së tyre.

 

Në vazhdën e përpjekjes për realizimin e gjoja planifikemeve urbane të Qeverisë Rama, që kërkon kodifikimin  e tyre përmes vendimeve të atoritetit vendor në Bashkinë e Himarës, sipas edhe kërkesës së procedrave për t’i përfshirë ato në financim nga BERZH, te premten, me 25 gusht, gjendja u acarua më tej. Policia e Shtetit u implikua në mënyrë të paligjshme dhe shoqëroi në Komisariate dhjetra qytetarë të zonës. Bile në këto momente nën kërcënimin e shoqërimit të dhunshëm është Kryetari i Degës së OMONOIAS dhe Kandidat për Kryetar Bashkie i PBDNJ-së z. Fredi Beleri.

Janë dy fakte që bëjnë përshtypje: nga njëra anë është e drejtë dhe bile përbën detyrim të qytetarit të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak dhe të kontrollojë vendimarrjen e organeve të zgjedhura, por nga ana tjetër sa qytetarë deshën të jenë të pranishëm në mbledjen e Këshillit në fjalë dje, e premte 25 Gusht, tani po i shoqërojnë në dhomat e paraburgimit. Gjithashtu shoqërimi i Belerit është i nxitur dhe pa argument. Vetë ai nuk ishte i pranishëm në incidentet që provokuan njerez  të Kryetarit të Bashkisë Goro, të cilët pengonin aksesin e qytetarëve në mbledhjen që ishte thirrur në një vend larg qendrave të banuara dhe në një kafe bar të natyrës së destinacioneve turistike.   Penalizimi i Kryetarit të OMONOIAS është porositur dhe paralajmeruar nga mjetet e propagandës dhe informimit masiv të Kryeministrit Rama në mënyrë që sipas motivit tashmë të njohur të duket sikur reagimi i komunitetit lokal është i nxitur nga Helenët. Vetëm se tanimë ky blof nuk kalon më.

Qytetarët e kanë tashmë të qartë se synimi i gjoja ndërhyrjeve urbanizuese është ushtrim represioni ndaj tyre dhe përjashtimi nga perspektiva e zhvillimit të zonës përmes zhveshjes pronësore.

Apelohet shteti që të ftillohet në mënyrë të menjëherëshme dhe të ndërpresë dhunimin e qytetarëve me përdorimin përtej caqeve ligjore të Policisë.

Nën klimë kërcënimesh të kësaj natyre dyshojmë se Këshilli Bashkiak do të rimblidhet për të institucionalizuar porositë nga lart.  Por ato tanimë konsiderohen të anulluara paraprakisht nga reagimet e popullit të Himarës.

Natyrisht fenomene të zhdukjes se çdo elementi demokracie dhe hapësire të shprehjes së komunitetit qe ka mbetur ende, kanë fundin e njohur të çdo diktature. Nga kjo pikëpamje shembulli i qytetarëve të Himarës shpejt apo vonë ka për tu përshëndetur dhe përqafuar nga shoqëria e gjithë vendit.

Le të mos na shpëtojë fakti se objektivi i parë dhe më sensibël i çfarëdo natyre qeverisjeje jodemokratike janë grupet e natyrës së minoriteteve. Këmbanat në Himarë bien me kumbime apeluese!

 

Tiranë, më 27 Gusht 2017

0 comments

Other articlesgo to homepage

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO] 4 Maj 2021  

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull: Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!  Vangjel Dule: Politikat e autarkisë, abuzivizmit, kleptokracisë dhe çorientimit nga objektivi i integrimit në BE marrin fund me 25 Prill!    

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule e gjykon pozitivisht ecurinë e angazhimit opozitar në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit. Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Dule shprehet se duke u bazuar tek entuziazmi i qytetarëve, 25 prilli do të jetë një ditë vendimtare

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri” Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, përfaqësues të minoritetit etnik grek që jetojnë në vendin tonë dhe drejtuesit e organizatës OMONOIA, janë pritur ditën e sotme, në një takim zyrtar të zhvilluar në Athine,

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now” 17/03/2021 Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule foli përballë gazetares Ilva Tare në Euroenws Albania rreth kandidimit në Tiranë dhe jo në Vlorë si dhe problemet me të cilat përballet minoriteti grek në Shqipëri.

read more

Contacts and information

Social networks

Most popular categories

Buy This Theme
© 2011 Gadgetine Wordpress theme by orange-themes.com All rights reserved.