banner

INTERVISTË/ Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, flet për gazetën “Albanian Free Press”: Për sa kohë do të votojmë me militantizëm, do të lëvizim gjithmonë brenda kufirit të rrethit vicioz

Kryetari i Partisë Bashkimi i të Drejtave të Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule është kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 qershorit. Ai është pjesë e listave të opozitës së udhëhequr nga Partia Demokratike, si kandidat në qarkun e Vlorës. Në këtë mënyrë, përfshirja e kreut të PBDNJ siguron që minoriteti grek në Shqipëri të jetë i përfaqësuar në Parlament si gjithë legjislaturat e tjera pas fillimit të viteve ’90. Z.Dule në këtë intervistë që dha për gazetën “Albanian Free Press”, thotë se opozita do të thyejë rezultatin tradicional të PS në qarkun e Vlorës. Ish nënkryetari i Parlamentit konstaton me keqardhje se në këtë fushatë, debati nuk po përqendrohet në aktualitetin politik dhe në çështjet që qytetarët dhe shoqëria kërkojnë për zgjidhje, por në aspekte dytësore, sensacione dhe shpesh herë edhe në absurditete. “Për sa kohë do të votojmë me militantizëm do të lëvizim gjithmonë brenda kufirit të rrethit vicioz”, – mendon z.Dule. 

Ju jeni pjesë e listës së Qarkut të Vlorës, ku keni tashmë një përballje jo të lehtë duke pasur parasysh se PS, në Vlorë është një bastion i fuqishëm. Si e shikoni koalicionin e djathtë në këtë qark?

Qarku i Vlorës ka një konfigurim shumë interesant në zgjedhjet e 25 qershorit ku në ndryshim nga herët e tjera, i gjithë koalicioni i opozitës së bashkuar që kandidon nën siglën e PD i ka të gjitha shanset për të përmbysur në favor të saj rezultatin tradicional në këtë qark. Duke dhënë kështu dhe një kontribut për fitoren edhe në qarqet e tjera dhe për rrjedhojë edhe në rang Republike.

Ardhja deri në këtë pikë, pra hyrja në zgjedhje e opozitës, erdhi si rrjedhojë e marrëveshjes Rama-Basha. Nëse s’do të ishte kjo marrëveshje, kriza do të vazhdonte. Si do ta cilësonit këtë marrëveshje?

Zgjidhja që u dha me marrëveshjen Rama-Basha, nuk ishte ajo që kërkohet nga situatat, dhe prej shumicës prej nesh, por mund ta quajmë një zgjidhje emergjence për të kapërcyer një situatë shumë të vështirë, politike që ishte krijuar në vend ku siç dihet përfshihet në marrëveshje një Reformë tërësore Kushtetuese dhe në të njëjtën kohë dhe Zgjedhor. Në vendin tonë në lidhje me zgjedhjet duhet të ndryshojë gjithçka. Në këtë kuadër për zgjedhjet e radhës, duhet të jetë prioritet i prioriteteve i çdo qeveria që nuk duhet lënë për në pjesën e fundit të mandatit por që duhet t’i jepet zgjidhje gjatë gjashtëmujorit të parë të sesionit të ardhshëm parlamentar.

Po zgjedhja e Metës President, a ishte zgjidhja më e drejtë dhe që i ka kënaqur të gjitha palët? Cili është mendimi juaj? 

Kjo ishte një çështje që i përkiste koalicionit qeverisës, mazhorancës PS dhe LSI. Sigurisht që nuk mund të gjykohet nëse ishte e drejtë apo e padrejtë. Pra, është në të drejtën Kushtetuese, të çdo shumice parlamentare, përcaktuar, në këtë rast të 50 plus një të anëtarëve të Parlamentit për të zgjedhur Presidentin. Personalisht dhe përtej frymës kushtetuese dhe ligjore, politikisht do të preferoja që Ilir Meta të mbetej në politikën aktive. Por përderisa ishte një zgjedhje e tillë, është e respektuar. 

Fushata elektorale ka ndezur motorët për të gjitha krahët e politikës. A është “agresive” si vite më parë kjo fushatë zgjedhore? Çfarë do të veçonit nga kjo fushatë e deritanishme? 

Kjo është një fushatë e qetë, por ajo që është për të ardhur keq, edhe njëherë është se debati nuk përqendrohet në aktualitetin politik dhe në çështjet që qytetarët dhe shoqëria kërkojnë për zgjidhje, por përqendrohet në aspekte dytësore, sensacione dhe shpesh herë edhe në absurditete. Të shkojmë edhe njëherë të gjithë së bashku si klasë politike, për të funksionuar si të tillë me përgjegjshmëri dhe për t’u dhënë qytetarëve motivim, shpresë deh zgjidhje. Qytetarët i shikojnë zgjedhjet jo si një proces që do demonstrojë zgjidhje në problemet e tyre dhe që do të përmirësojë përditshmërinë e tyre. Disa e shikojnë thjesht dhe vetëm si militant dhe disa të tjerë e shohin shumë fatkeqësisht si një rast për një përfitim të vogël të ditës. Ndaj është përgjegjësia e klasës politike shumë e madhe por në të njëjtën kohë nuk jam nga ata që do të them se qytetarët dhe shoqëria janë pa faj. Kanë dhe ata pjesën që është shumë e rëndësishme të përgjegjësisë dhe të fajësisë për këtë situatë. Për sa kohë do të votojmë me militantizëm do të kemi situata të ngjashme herë pak të përmirësuara dhe herë pak të përkeqësuara, por duke lëvizur gjithmonë brenda kufirit të rrethit vicioz.

0 comments

Other articlesgo to homepage

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO] 4 Maj 2021  

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull: Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!  Vangjel Dule: Politikat e autarkisë, abuzivizmit, kleptokracisë dhe çorientimit nga objektivi i integrimit në BE marrin fund me 25 Prill!    

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule e gjykon pozitivisht ecurinë e angazhimit opozitar në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit. Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Dule shprehet se duke u bazuar tek entuziazmi i qytetarëve, 25 prilli do të jetë një ditë vendimtare

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri” Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, përfaqësues të minoritetit etnik grek që jetojnë në vendin tonë dhe drejtuesit e organizatës OMONOIA, janë pritur ditën e sotme, në një takim zyrtar të zhvilluar në Athine,

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now” 17/03/2021 Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule foli përballë gazetares Ilva Tare në Euroenws Albania rreth kandidimit në Tiranë dhe jo në Vlorë si dhe problemet me të cilat përballet minoriteti grek në Shqipëri.

read more

Contacts and information

Social networks

Most popular categories

Buy This Theme
© 2011 Gadgetine Wordpress theme by orange-themes.com All rights reserved.