banner

Komunikatë për shtyp të Degës së PBDNJ-së dhe OMONOIA-s në Himarë 24.02.2017

Komunikatë për shtyp

Po përcjellim për publikun Komunikatën për Shtyp të Degës së PBDNJ-së dhe OMONOIA-s në Himarë duke i mëshuar qëndrimit të PBDNJ se ka akoma hapësirë dhe kohë që Qeveria të marr në konsideratë pasojat e kësaj ndërhyrjeje të pamatur që po tentohet dhe të anulojë veprimet që planifikon në dëm të komunitetit të Himarës.

 

PBDNJ – Dega Himarë

BDMEG  OMONOIA – Dega Himarë

KOMUNIKATË PËR SHTYP

 

 Himarë, 24 Shkurt 2017

 

Lënda: Qeveria Rama këmbëngul në grabitjen e pasurive private familjare në Himarë. Komuniteti do të intensifikojë reagimin e tij dhe pasojat kanë për të rënduar vetëm autoritetet shtetërore dhe bashkiake.

Me shqetësim të veçantë konstatojmë se abuzivizmi i Qeverisë dhe autoriteteve bashkiake përsa i përket zbatimit të një ndërhyrjeje urbanistike në zonën e Spiles të Himarës po merr përmasa të reja. Duke neglizhuar kundërshtitë dhe apelin e komunitetit lokal, reagimin e BE-së dhe të Këshillit të tij të Ministrave, rekomandimet e institucionit të Avokaturës së Popullit dhe në shkelje të plotë të legjislacionit, Këshilli i Ministrave në mbledhje të tij të këtyre ditëve mbylli përfundimisht rrugën e kërkimit të çfarëdo zgjidhjeje të pranueshme lidhur me pasuritë që preken nga projektet në zbatim.

Ndërhyrja shtetërore pas propozimit dhe nxitjes së autoriteteve bashkiake kapërcen kufijtë e rendit kushtetues dhe merr përmasat e dhunës në dëm të shoqërisë.

Këmbëngulja e Qeverisë për të zbatuar këtë projekt pavarësisht thirrjeve denoncuese të shoqërisë lokale krijon pikëpyetje të shumta.

Nga njëra anë synon t’u shërbejë interesave okulte të ndërtuesve të lidhur me regjimin. Tenton nënshtrimin definitiv të komunitetit lokal dhe me kritere që lidhen me diskriminimin për shkak të origjinës etnike apo teserës partiake. Punimet fillojnë në një periudhë që pritet çelja e sezonit turistik dhe kjo për të dëmtuar ndërmarrjet e vogla familjare në dobi të komplekseve më të mëdha në zonë që janë ndërtuar në prona të grabitura dhe burime të dyshimta financimi. Për më tepër dëmtojnë godina të lidhura me historinë e Himarës dhe kjo për të dëmtuar kujtesën historike dhe trashëgiminë kulturore.

Nën këto kushte ku çdo nocion për garantimin kushtetues të pronës private ka humbur dhe rruga e dialogut shterues me komunitetin është refuzuar nga ana e autoriteteve bashkiake dhe shtetërore, qytetarët kanë për intensifikuar reagimet e tyre për mbrojtjen e pasurive të tyre dhe anulimin e këtij dhunimi në tentativë të shoqërisë lokale të Himarës.

Përgjegjëse për çfarëdo zhvillimin eventual është Qeveria dhe autoriteti i Bashkisë që refuzuan dhe flakën tej rrugën e kërkimit të zgjidhjes konsesuale përmes respektimit të pikëpamjes së banorëve të zonës. Për më tepër të referojmë se për shkak të neglizhencës diakronike të Shtetit për gjetjen e rrugëve të zgjidhjes për krijimin e kadastrës normale, garantimin ligjor të pronës në atë zonë, pasuritë e Himariotëve janë sot jashtë regjimit hipotekor dhe për këtë arsye as që mund të zhdëmtohen.

Pyesim vërtetë: deri ku mund ta tërheq litarin Qeveria e cila tregohet e denjë vetëm e praktikave të regjimit Hoxha që i zhveshi banorët nga trashëgimia atërore mbi tokën dhe shtëpitë e tyre familjare?

Mos vallë dhe për të çorientuar rishtazi opinionin publik nga aq shumë probleme që denoncohen nga opozita dhe faktori ndërkombëtar kërkon këtë vatër tensioni në Himarë?

Paralajmërojmë se nuk kemi për të qëndruar robër të fatit me duart kryq. Interesat sado të fuqishme të jenë do të përkulen me rezistencën e komunitetit Himariot sikundër edhe plot të tjera që janë ndërmarrë historikisht në dëmin tonë!

0 comments

Other articlesgo to homepage

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO] 4 Maj 2021  

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull: Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!  Vangjel Dule: Politikat e autarkisë, abuzivizmit, kleptokracisë dhe çorientimit nga objektivi i integrimit në BE marrin fund me 25 Prill!    

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule e gjykon pozitivisht ecurinë e angazhimit opozitar në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit. Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Dule shprehet se duke u bazuar tek entuziazmi i qytetarëve, 25 prilli do të jetë një ditë vendimtare

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri” Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, përfaqësues të minoritetit etnik grek që jetojnë në vendin tonë dhe drejtuesit e organizatës OMONOIA, janë pritur ditën e sotme, në një takim zyrtar të zhvilluar në Athine,

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now” 17/03/2021 Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule foli përballë gazetares Ilva Tare në Euroenws Albania rreth kandidimit në Tiranë dhe jo në Vlorë si dhe problemet me të cilat përballet minoriteti grek në Shqipëri.

read more

Contacts and information

Social networks

Most popular categories

Buy This Theme
© 2011 Gadgetine Wordpress theme by orange-themes.com All rights reserved.