banner

Kreu i PBDNJ-­së, Vangjel Dule, në një prononcim për “News24” : Qeveria teknike është domosdoshmëri

Kreu i PBDNJ­së, Vangjel Dule, në një prononcim për “News24”, tha se kjo forcë është bashkë me qytetarët në protestë për një motiv që është ai i garantimit të zgjedhjeve të lira e të pakontestueshme. Ai tha se qeveria teknike është e mundur vetëm me ndryshimin e raporteve aktuale në parlament, duke iu referuar kështu LSI­së. Me tej theksoi se nëse kjo forcë nuk do të mbajë përgjegjësinë me kryeministrin Rama duhet të marrë një vendim në të mirë të vendit dhe shoqërisë, duke nenkuptuar keshtu si një ftesë zyrtare që Ilir Metës i vjen nga opozita për të dalë nga koalicioni me Ramën.

Z.Dule ju keni qenë edhe tek protesta e 2011­ës…

Kemi një motiv që ka sjellë të gjithë këta qytetarë sot për të protestuar. Motivi i garantimit të zgjedhjeve të lira, të barabarta dhe të pakontestueshme. Dua t’iu drejtohem kolegëve të PS­së, se kur bëhet fjalë për zgjedhjet në demokraci nuk mund të ketë standarde të dyfishta dhe nuk mund të kuptohen ata sot me heshtjen e tyre kur 4 muaj para zgjedhjeve nuk ka përfunduar reforma zgjedhore. Zgjedhjet e vitit 2015 me standarde më të ulëta se ato të 2013­ës. Për të mos folur për zgjedhjet e pjesshme në Korçë apo në Dibër.

Ju jeni për qeveri teknike?

Qeveria teknike nuk është dëshirë por domosdoshmëri, në kushtet kur askush nuk beson më. Kjo reflektohet edhe në sondazhet e pakontestueshme siç ishte ai i BERZH se vetëm 24% e shqiptarëve mendojnë se do ketë zgjedhje të ndershme. Qeveria aktuale pavarësisht se ka maxhorancën në parlament, në shoqëri tashmë është minorancë.

Kryeministri ka thënë se është protestë e pakicës?

Sigurisht që nuk mund të pohonte realitetin. Në një kohë që zoti Rama refuzon t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme po i krijon vendit dhe perspektivës së tij një problem jetik.

Maxhoranca i ka të gjitha numrat, sa e vështirë është një qeveri

E keni fjalën për LSI­në?

Natyrisht është LSI, duke marrë parasysh edhe betejat e tyre, me grevë urie, nuk besoj se duan që të komprometohen kaq rëndë për interesat e zotit Rama. Shoqëria nuk mund të pranojë që t’i refuzohet fjala.

Deri tani nuk ka patur ndonjë reagim nga LSI­ja për protestën…

Ne nuk mund të merremi me LSI­në, është në të drejtë të tyre të marrin vendimin që mendojnë se është në të mirë të vendit dhe shoqërisë. Forcat opozitare janë të detyruara t’i prijnë një lëvizjeje popullore.

 

balkanweb.com

0 comments

Other articlesgo to homepage

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO] 4 Maj 2021  

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull: Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!  Vangjel Dule: Politikat e autarkisë, abuzivizmit, kleptokracisë dhe çorientimit nga objektivi i integrimit në BE marrin fund me 25 Prill!    

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule e gjykon pozitivisht ecurinë e angazhimit opozitar në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit. Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Dule shprehet se duke u bazuar tek entuziazmi i qytetarëve, 25 prilli do të jetë një ditë vendimtare

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri” Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, përfaqësues të minoritetit etnik grek që jetojnë në vendin tonë dhe drejtuesit e organizatës OMONOIA, janë pritur ditën e sotme, në një takim zyrtar të zhvilluar në Athine,

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now” 17/03/2021 Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule foli përballë gazetares Ilva Tare në Euroenws Albania rreth kandidimit në Tiranë dhe jo në Vlorë si dhe problemet me të cilat përballet minoriteti grek në Shqipëri.

read more

Contacts and information

Social networks

Most popular categories

Buy This Theme
© 2011 Gadgetine Wordpress theme by orange-themes.com All rights reserved.