banner

Komunikatë për shtyp të Degës së PBDNJ-së në Himarë, si edhe të Organizatës OMONOIA aty, lidhur me shqetësimet e tyre për vazhdimin e përpjekjeve të grabitjes së pronave komunitare, kishëtare dhe manastiriale, nga persona me interesa të errëta dhe të lidhur me pushtetin.

Komunikatë për shtyp

 

 

Përcjellim komunikatën e Degës së PBDNJ në Himarë, si edhe të Organizatës OMONOIA aty, lidhur me shqetësimet e tyre për vazhdimin e përpjekjeve të grabitjes së pronave komunitare, kishëtare dhe manastiriale, nga persona me interesa të errëta dhe të lidhur me pushtetin. Duke bashkuar zërin e protestës për indiferencën e instancave të ngarkuara nga ligji për të sunduar drejtësia dhe transparenca në një proces kaq jetik sikundër mostjetërsimi i pronës së paluajtshme, si PBDNJ drejtojmë thirrjen tonë që të gjenden rrugë më efikase për përfshirjen e faktorit ndërkombëtar, në veçanti mekanizma të BE-së për përballimin e situatës. Qeveria, jo vetëm qe nuk e zgjidh problemin, por tregon se është e implikuar drejtpërdrejt në masakrimin pronësor të komunitetit të zonës së bregdetit dhe Sarandës.

 

 

 

PBDNJ

DEGA HIMARË

Njoftim për opinionin publik

 

Himarë, më 3 Shkurt 2017

 

Sjellim në sytë e opinionit publik dhe tërheqim edhe një herë vëmendjen e instancave përgjegjëse nga ligji, si edhe të partnerëve ndërkombëtarë akoma një akt të paligjshëm në grabitjen e pronave të paluajtshme, në territorin e Bashkisë Himarë. Para pak ditësh përfundoi edhe gjykimi në apel për njohjen dhe kthimin fizik të një sipërfaqe toke prej 50 dynymësh, si ish pronësi, në zonën Heremec të Nivicës, në emrin e familjes së këshilltarit juridik të Bashkisë Himarë. Një investigim i kujdesshëm i trajtimit të kësaj çështjeje do të sillte në dritë implikimin e Kryetarit të Bashkisë, Avokatit të Shtetit dhe të tjera organe për krijimin e mashtrimit në gjykim nga ana e gjykatave që për nga bëmat e tyre janë shndërruar në problemin bazik të vendit tonë.

Çështja në fjalë bëhet akoma një arsye për të kthyer vëmendjen në trajtimin diakronik të çështjes së pronës së paluajtshme në zonën e Bregdetit. Shumë pranë rastit që denoncojmë është prona e tjetërsuar në emër interesash shumë të errëta e Manastirit të Fjetjes së Tërëshenjtës Mari të Kakomesë. Bëhet fjalë për rastin më tipik dhe ekzemplar për mënyrën sesi grabitet prona e paluajtshme, historikisht e sanksionuar e manastireve dhe komuniteteve në zonë. Indiferenca e instancave shtetërore për të vendosur rregull dhe përparësi në këtë dimension të rehabilitimit të pasojave të

 

shtetëzimit komunist të pronës nuk është e paqëllimshme. Përkundrazi duket qartazi që ish pronarëve, në veçanti komuniteteve, kishave dhe manastireve, do t’u kthehet prona pasi të jetë plotësisht e ndarë mes grupeve që veç të tjerash duan me investime ilegale në toka ilegalisht të përfituara të pastrojnë para të fituara nga veprimtari kriminale të trafikut ndërkombëtar.

Ne ngelemi me shpresë se rasti në fjalë do të trajtohet edhe në frymën e përfundimeve që përmbahen në Rezolutën e fundit të Këshillit të Ministrave të BE-së për Shqipërinë edhe ecurinë e procesit të saj të integrimit, ku lidhur me Minoritetin Etnik Helen posaçërisht i mëshohet dimensionit të mbrojtjes së pronësive të pjesëtarëve të tij.

Bazuar në këto këmbëngulim se duke ngrirë çfarëdo veprimi në këtë sektor, në zonën tonë të synuar nga interesa ilegale, me ekspertizën e faktorit ndërkombëtar të specializuar të bëhet rilevimi i situatës me transparencë dhe sens pozitiv për të vazhduar më tej me anulimin e çfarëdo akti të paligjshëm dhe krijimin e kushteve të nevojshme për zotërimin e ligjshmërisë dhe drejtësisë.

 

Dega PBDNJ – Himarë

 

0 comments

Other articlesgo to homepage

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO] 4 Maj 2021  

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull: Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!  Vangjel Dule: Politikat e autarkisë, abuzivizmit, kleptokracisë dhe çorientimit nga objektivi i integrimit në BE marrin fund me 25 Prill!    

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule e gjykon pozitivisht ecurinë e angazhimit opozitar në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit. Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Dule shprehet se duke u bazuar tek entuziazmi i qytetarëve, 25 prilli do të jetë një ditë vendimtare

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri” Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, përfaqësues të minoritetit etnik grek që jetojnë në vendin tonë dhe drejtuesit e organizatës OMONOIA, janë pritur ditën e sotme, në një takim zyrtar të zhvilluar në Athine,

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now” 17/03/2021 Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule foli përballë gazetares Ilva Tare në Euroenws Albania rreth kandidimit në Tiranë dhe jo në Vlorë si dhe problemet me të cilat përballet minoriteti grek në Shqipëri.

read more

Contacts and information

Social networks

Most popular categories

Buy This Theme
© 2011 Gadgetine Wordpress theme by orange-themes.com All rights reserved.