banner

Fjalimi i Kryetarit të PBDNJ, z. Vangjel Dule, në Parlament – 03 nëntor 2016

Fjalimi i Kryetarit të PBDNJ, z. Vangjel Dule, në Parlament – 03 nëntor 2016

“Një krahinë me vlera e tradita, që nga ardhja në pushtet e qeverisë Rama gjendet nën kërcënimin e fadromave dhe buldozerëve. Nisi kjo me Reformën Territoriale e tani me plane urbanistike, gjithçka në shërbim të interesave të mbrapshta. Ndarja territoriale në Himarë ishte tendencioze, e dështuar.

 

Për herë të parë në Dhërmi, pas 1990, në gjithë hapësirën politike evropiane kemi rastin unikal të shembjes së një objekt kulti, prishje selektive biznesesh dhe banesash, me sens hakmarrjeje, në një kohë që vazhdojnë ende në shkelje flagrante të ligjeve ndërtimet e sarajeve në Qeparo dhe këto në emrtin e rilindjes urbane.

 

Nuk ka Rilindje që fsheh qëllimin, mposhtja e frymës së atij komuniteti dhe grabitja e pronës, nuk i them unë, rihidhini vështrim investigimit të Birn, meqë unë qenkam i paragjykuar. Nuk ndihet njeri, për javë në protesta banorët, stigmatizim, nacionalizëm deri në racizëm. Nuk mund të ketë asnjë patriotizëm fals që mund të marrë përsipër llogaritë e mbrapshta, grabitëse të Ramës dhe klikës së tij në Himarë.

 

Pse po paguan kaq shtrenjtë Himara? Po flasim për rehabilitim të atyre që vuajtën në të kaluarën, një nga vatrat e rezistencës më të madhe për vendosjen e komunizmit ishte Himara. të parët e atij komuniteti u ekzekutuan, të tjerë u burgosën, qindra u internuan në gjithë vendin dhe sot vuajnë pasojat e asaj hakmarrjeje të egër. Ne kemi një aventurier në krye të vendit.

 

Ky kryeministër e ka kthyer mbrapsht këtë politikë dhe vlerat paqësore, po presim sot të na zbulojë armikun e ri nën trysninë e ligjit të kthyer dhe kundërvënien e shoqërisë të importimit të mbetjeve, në kushtet e kanabizimit të vendit, kur jemi të sigurt se vetëm në lulishten para Kryeministrisë nuk ka kanabis, se në lulishtet mbrapa nuk jemi të sigurt se ka; në kushtet kur ky shpall armik Greqinë, që ka bërë avokatinë e Shqipërisë në NATO dhe po e bën edhe për integrimin në BE. Zotëria po krijon dyshime nëse realisht e do integrimin e vendit tonë në BE .

 

I keni hyrë një aventure, e cila ka një kosto. Ju s’mund të mbuloni me asnjë retorikë sado e rafinuar të jetë, atë akt prej grabitqari që ke ndërmarrë në zonën e Himarës. E di mentalitetin, fabrika e propagandës, do ndryshojë edhe folklori, trim mbi trima ai Gjergj Elez Alia, por ka filluar të përsëritet “ai trim mbi trima Edi Rrama”. Është një llogari e humbur, se populli shqiptar, është një popull që jo vetëm në zonat kufitare, por ka lidhje familjare, shoqërore e biznesi… Ti preferove të zgjedhësh një gravurë me një minare, ajo është fakt historik që ai vend ka pasur edhe një minare, por asnjë s’ka dashur ta shohë si të tillë se mbetet për ta altar i vlerave të demokracisë. Ti ndoshta edhe Perikliun e shikon me çallmë, por u jep të drejtën të gjithë atyre që të shikojnë, të të shohin si një luftëtar i jeniçerëve i ndërsyer në kohërat e shkuara drejt Vjenës. S’të shpëton asnjë retorikë nacionaliste, as nga Partia e Blushit as nga dekreti që do rrëzohet masivisht në këtë parlament sado ta vonosh, ndaj është momenti të pranosh dështimin tënd në cdo fushë të aktivitetit qeveritar dhe në vend të justifikimit të saj të dalë boje, me qëllim mos bëhesh streha e fundit e asaj çka është nacionalizmi

 

Juve jeni të dehur, se kuptoni ku jetoni, keni humbur kontaktin me realitetin, një gjeneral madhor vizitoi divizionin e Gjirokastrës, e dinin pasionin e tij për tavolina të mëdha dhe i kishin pjekur një qengj vetëm për të dhe nën avujt e rakisë, i thotë komandanti i divizionit, për një orë kapim Janinën, gjenerali i thotë pi dhe një dhe kap Athinën. Ç’dehu zoti kryeministër, është koha”.

Replika

0 comments

Other articlesgo to homepage

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO] 4 Maj 2021  

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull: Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!  Vangjel Dule: Politikat e autarkisë, abuzivizmit, kleptokracisë dhe çorientimit nga objektivi i integrimit në BE marrin fund me 25 Prill!    

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule e gjykon pozitivisht ecurinë e angazhimit opozitar në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit. Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Dule shprehet se duke u bazuar tek entuziazmi i qytetarëve, 25 prilli do të jetë një ditë vendimtare

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri” Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, përfaqësues të minoritetit etnik grek që jetojnë në vendin tonë dhe drejtuesit e organizatës OMONOIA, janë pritur ditën e sotme, në një takim zyrtar të zhvilluar në Athine,

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now” 17/03/2021 Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule foli përballë gazetares Ilva Tare në Euroenws Albania rreth kandidimit në Tiranë dhe jo në Vlorë si dhe problemet me të cilat përballet minoriteti grek në Shqipëri.

read more

Contacts and information

Social networks

Most popular categories

Buy This Theme
© 2011 Gadgetine Wordpress theme by orange-themes.com All rights reserved.