banner

Dekriminalizimi i hipokrizise – Vangjel Dule Dekriminalizimi i hipokrizise – Vangjel Dule, Gazeta Panorama 28.11.2015

Dekriminalizimi i hipokrizise

Vangjel Dule

Gazeta Panorama 28.11.2015

Nisma ligjvënëse ” Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” në vetvete, në kushtet e një situate të shtetit të se drejtës dhe të demokracisë funksionale do të ishte përjetuar krejt ndryshe nga si ndodhi në Kuvendin tonë te enjten e shkuar. Ndërgjegjësimi i trupit legjislativ dhe pranimi de facto i realitetit të inkriminuar politik normalisht duhet të conte drejt një “purgatori”. Votimin e akteve përkatëse ligjore do të duhej ta pasonte vetshpërndarja e Parlamentit për t’iu nënshtruar në vazhdim vullnetit të sovranit në terma tashmë të rishikuara politike, juridike pse jo dhe morale.

Pretendimi është utopik dhe treguesit se do të mbetemi për shumë kohë akoma larg biomave te një civilizimi politik që do të lejonte zhvillime të tilla, janë domethënëse si në numër ashtu dhe në cilësi.

Para se të gjithash, legjislacioni ynë zgjedhor nuk lë shteg për keqinterpretime në lidhje me përgjegjësinë e prurjeve të dyshimta në legjislativ. Ndërsa për funksionet e tjera publike kjo është edhe më e qartë. Përgjegjësia ka emër dhe mbiemër, firmë edhe vule.

Megjithatë, protagonistët munguan në këtë debat madhor. I tillë gjithmonë vetëm për nga rëndësia e tij, aspak nga niveli. Kryetari i opozitës nga pengesa objektive e të mosqënit deputet ndërsa Kryeministri nga mungesa e vullnetit për tu diskutuar kjo paketë në një seancë tjetër kur impenjimet e tij nderkombëtare nuk do të pengonin edhe kontributin e tij.

Për rrjedhojë, nuk u dëgjua në Parlament ajo që pritej më shumë se cdo gjë tjetër: Mea culpa. Askush nuk i doli për zot vendimmarrjes së vet. Si gjithmonë, edhe në këtë rast, përgjegjësia mbeti jetime.

Ndërkohë që vërtetesia e pranisë së njerëzve të krimit edhe në rradhët e parlamentarëve ka prova të gjalla, nuk mund të ketë alibi për askënd.

Fenomeni nuk është rezultat i imponimit të këtij kontigjenti te lidershipet partiake. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se kaq masivisht, për momentin, një gjë e tillë nuk mund të ndodhë. Por as edhe rezultat i infiltrimit të tyre tinëzar në realitete naiviteti nuk mund të jetë. Përkundrazi. Kemi të bëjmë me zgjedhje. Zgjidhje të paramenduara. Të përdorura me “racionalitet” dhe “efektshmëri”.

Mungesa në vetvete e pranisë në debat, e denoncimit të praktikave dhe e distancimit nga fenomeni, në menyrë të vecantë nga ana e Kryeministrit, dëshmon se procesi i nisur është më së shumti fryt i trysnisë së partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe shumë pak, për të mos thënë aspak, nevojë dhe reflektim i ynë.

Si i tillë ka shumë gjasa të mbetet vetëm gërmë e vdekur ligji si shumë e shumë të tjera. Pa frymë. Pa u shndërruar kurrë në frymë. Dicka e ngjashme me kodin zgjedhor që me nxitjen dhe kondicionimin e faktorit ndërkombërtar e amendojmë dhe riamendojmë pas cdo procesi të dështuar zgjedhor për ti rezervuar të njëjtin fat në procesin e rradhës.

Nga shumë ambasadorë është shprehur në këtë kuadër habia sesi ka mundësi një personazh i botës së krimit, edhe nga ata të dënuar dhe të denoncuar publikisht të ketë kurajon të ekspozohet në një ballafaqim zgjedhor dhe në të njëjtën kohë të pranohet edhe nga një forcë politike si përfaqësues i saj.

Kriteri i tyre që duhet nënvizuar në këtë rast është i një natyre tjeter. Është thellësisht moral. Ata vijnë nga vende me legjislacione të konsoliduara dhe të provuara. Por që në të njëjtën kohë ligji moral qëndron krahe tyre ne mos mbi to. Sepse ligjet morale, “megjithëse të pashkruara”, na thotë Perikliu i shekullit të artë,” sipas ndjenjës së gjithëpranuar, ngarkojnë me turp këdo që i shkel”.

Është ky dimensioni i munguar jo vetëm në procesin e saponisur, por në gjithë jetën tonë politike, juridike, shoqërore. Vec pa të cilin misioni i integritetit të pretenduar të funksionarëve publikë është i pamundur. Është për të një sine qua non.

Kjo mungesë, shumë më e ndjeshme se sa ajo e vetë Kryeministrit në seancën e së enjtes rrezikon seriozisht të shndërrojë edhe procesin e integritetit (jo të dekriminalizimit sic përdoret rëndom abuzivisht)në farsë, në një tjetër hallkë të ciklit të stërgjatur vetzhvlerësues të politikës dhe politikanëve.

Në fund të fundit rrezikon të ketë rezultat të kundërt. Të dekriminalizojë vetë hipokrizinë. Dekriminalizim në kuptimin e vërtete denotativ të fjalës.

0 comments

Other articlesgo to homepage

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO]

Kryetari i PBDNJ –së z. Vangjel Dule në emisionin “Log.” në ABCNews me gazetarit Endri Xhafo [VIDEO] 4 Maj 2021  

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull: Bashkë për Ndryshim!

Takim i OMONOIA-PBDNJ në Dropull:  Bashkë për Ndryshim!  Vangjel Dule: Politikat e autarkisë, abuzivizmit, kleptokracisë dhe çorientimit nga objektivi i integrimit në BE marrin fund me 25 Prill!    

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Deklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule e gjykon pozitivisht ecurinë e angazhimit opozitar në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit. Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Dule shprehet se duke u bazuar tek entuziazmi i qytetarëve, 25 prilli do të jetë një ditë vendimtare

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri” Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, përfaqësues të minoritetit etnik grek që jetojnë në vendin tonë dhe drejtuesit e organizatës OMONOIA, janë pritur ditën e sotme, në një takim zyrtar të zhvilluar në Athine,

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”

Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now” 17/03/2021 Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule foli përballë gazetares Ilva Tare në Euroenws Albania rreth kandidimit në Tiranë dhe jo në Vlorë si dhe problemet me të cilat përballet minoriteti grek në Shqipëri.

read more

Contacts and information

Social networks

Most popular categories

Buy This Theme
© 2011 Gadgetine Wordpress theme by orange-themes.com All rights reserved.