Subscribe to RSS
banner

Opinion back to homepage

Dekriminalizimi i hipokrizise – Vangjel Dule Dekriminalizimi i hipokrizise – Vangjel Dule, Gazeta Panorama 28.11.2015 Dekriminalizimi i hipokrizise – Vangjel Dule Dekriminalizimi i hipokrizise – Vangjel Dule, Gazeta Panorama 28.11.2015

Dekriminalizimi i hipokrizise

Vangjel Dule

Gazeta Panorama 28.11.2015

Nisma ligjvënëse ” Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” në vetvete, në kushtet e një situate të shtetit të se drejtës dhe të demokracisë funksionale do të ishte përjetuar krejt ndryshe nga si ndodhi në Kuvendin tonë te enjten e shkuar. Ndërgjegjësimi i trupit legjislativ dhe pranimi de facto i realitetit të inkriminuar politik normalisht duhet të conte drejt një “purgatori”. Votimin e akteve përkatëse ligjore do të duhej ta pasonte vetshpërndarja e Parlamentit për t’iu nënshtruar në vazhdim vullnetit të sovranit në terma tashmë të rishikuara politike, juridike pse jo dhe morale.

Pretendimi është utopik dhe treguesit se do të mbetemi për shumë kohë akoma larg biomave te një civilizimi politik që do të lejonte zhvillime të tilla, janë domethënëse si në numër ashtu dhe në cilësi.

Para se të gjithash, legjislacioni ynë zgjedhor nuk lë shteg për keqinterpretime në lidhje me përgjegjësinë e prurjeve të dyshimta në legjislativ. Ndërsa për funksionet e tjera publike kjo është edhe më e qartë. Përgjegjësia ka emër dhe mbiemër, firmë edhe vule.

Megjithatë, protagonistët munguan në këtë debat madhor. I tillë gjithmonë vetëm për nga rëndësia e tij, aspak nga niveli. Kryetari i opozitës nga pengesa objektive e të mosqënit deputet ndërsa Kryeministri nga mungesa e vullnetit për tu diskutuar kjo paketë në një seancë tjetër kur impenjimet e tij nderkombëtare nuk do të pengonin edhe kontributin e tij.

Për rrjedhojë, nuk u dëgjua në Parlament ajo që pritej më shumë se cdo gjë tjetër: Mea culpa. Askush nuk i doli për zot vendimmarrjes së vet. Si gjithmonë, edhe në këtë rast, përgjegjësia mbeti jetime.

Ndërkohë që vërtetesia e pranisë së njerëzve të krimit edhe në rradhët e parlamentarëve ka prova të gjalla, nuk mund të ketë alibi për askënd.

Fenomeni nuk është rezultat i imponimit të këtij kontigjenti te lidershipet partiake. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se kaq masivisht, për momentin, një gjë e tillë nuk mund të ndodhë. Por as edhe rezultat i infiltrimit të tyre tinëzar në realitete naiviteti nuk mund të jetë. Përkundrazi. Kemi të bëjmë me zgjedhje. Zgjidhje të paramenduara. Të përdorura me “racionalitet” dhe “efektshmëri”.

Mungesa në vetvete e pranisë në debat, e denoncimit të praktikave dhe e distancimit nga fenomeni, në menyrë të vecantë nga ana e Kryeministrit, dëshmon se procesi i nisur është më së shumti fryt i trysnisë së partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe shumë pak, për të mos thënë aspak, nevojë dhe reflektim i ynë.

Si i tillë ka shumë gjasa të mbetet vetëm gërmë e vdekur ligji si shumë e shumë të tjera. Pa frymë. Pa u shndërruar kurrë në frymë. Dicka e ngjashme me kodin zgjedhor që me nxitjen dhe kondicionimin e faktorit ndërkombërtar e amendojmë dhe riamendojmë pas cdo procesi të dështuar zgjedhor për ti rezervuar të njëjtin fat në procesin e rradhës.

Nga shumë ambasadorë është shprehur në këtë kuadër habia sesi ka mundësi një personazh i botës së krimit, edhe nga ata të dënuar dhe të denoncuar publikisht të ketë kurajon të ekspozohet në një ballafaqim zgjedhor dhe në të njëjtën kohë të pranohet edhe nga një forcë politike si përfaqësues i saj.

Kriteri i tyre që duhet nënvizuar në këtë rast është i një natyre tjeter. Është thellësisht moral. Ata vijnë nga vende me legjislacione të konsoliduara dhe të provuara. Por që në të njëjtën kohë ligji moral qëndron krahe tyre ne mos mbi to. Sepse ligjet morale, “megjithëse të pashkruara”, na thotë Perikliu i shekullit të artë,” sipas ndjenjës së gjithëpranuar, ngarkojnë me turp këdo që i shkel”.

Është ky dimensioni i munguar jo vetëm në procesin e saponisur, por në gjithë jetën tonë politike, juridike, shoqërore. Vec pa të cilin misioni i integritetit të pretenduar të funksionarëve publikë është i pamundur. Është për të një sine qua non.

Kjo mungesë, shumë më e ndjeshme se sa ajo e vetë Kryeministrit në seancën e së enjtes rrezikon seriozisht të shndërrojë edhe procesin e integritetit (jo të dekriminalizimit sic përdoret rëndom abuzivisht)në farsë, në një tjetër hallkë të ciklit të stërgjatur vetzhvlerësues të politikës dhe politikanëve.

Në fund të fundit rrezikon të ketë rezultat të kundërt. Të dekriminalizojë vetë hipokrizinë. Dekriminalizim në kuptimin e vërtete denotativ të fjalës.

Census 2011, Deshtim i paralajmeruar! Census 2011, Deshtim i paralajmeruar!

Përkatesia etnike, gjuha, dhe vendi i lindjes janë përdorur, shpesh, për të shprehur identitetin dhe përkatësinë kulturore të individëve në një shoqëri, karakteristika këto që hetohen në procesin e regjistrimit të popullsisë. Lëvizjet migratore dhe martesat e kombinuara janë dy fenomene sociale, që kanë sjellë vështirësi në matjen e përkatësisë etnike. Si pasojë e këtyre tendencave demografike, identitetet e përbëra kanë ardhur në rritje, po ashtu edhe mundësitë për raportimin e tyre, duke shtuar kompleksitetin e të dhënave etnike (Waters, 2000). Për këtë arsye, në vitin 2000 në SHBA, në procesin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave, gjatë anketimit është lejuar mundësia e zgjedhjes mes identiteteve të shumta etnike. Dhe në censuset në vijim është krijuar mundësia e një pyetjeje të hapur, duke lejuar kështu më shumë se një kategorizim, duke iu dhënë të anketuarve mundësinë e një ose dy përgjigjeve. Në Europë vetëm Hungaria lejoi mundësinë e zgjedhjes deri në 3 kombësi (përkatësi etnike), si pasojë e kërkesave të disa përfaqësues të minoriteteve. Në “census 2001″, Hungaria ishte e para që ofroi mundësinë e dhënies se pergjigjeve te shumefishta ne lidhje me perkatesine. Duke vleresuar se identitetet multietnike po vijne ne rritje, lind nevoja e adaptimit te pyetjeve te censusit ne menyre qe fenomene te tilla te reflektohen ne rezultate. Lidhur me kete, psh. Federate ruse, nga perballja me kerkesat ne rritje per te perfshire identitete me perkatesi etnike te shumefishta, ne regjistrimin e vitit 2012 do te perfshije njohjen e multietnive, te tilla si hebrejte ruse apo ruset tatarë, te cilet nuk jane perfshire aktualisht ne rezultatet e regjistrimit. (Tishkov 2001). Por, perse ne Shqiperi, vetedeklarimi, pra e drejta e zgjedhjes se perkatesise etnike, shihet si tabu nga vete opinioni publik? Perse “census 2011″ konsiderohet si nje proces joefektiv, me rezultate te vlefshme, por jo te besueshme? Nisur nga vleresimet e studiuesve dhe analisteve te ndryshem ne kete fushe nje pyetje vjen natyrshem: A ishte ky nje deshtim i paralajmeruar? Qe prej vitit 1948 Kombet e Bashkuara kane shperndare te dhenat sociale demografike permes nje Libri Vjetor Demografik, i cili botohet cdo vit dhe eshte burim unik informacioni, duke perfshire edhe te dhena mbi perkatesine etnike. Ne vitin 1956 Vjetori Demografik perfshiu per here te pare statistika te 5 llojeve te ndryshme te te dhenave per te identifikuar perberjen etnike te popullsise. Ato ishin: Vendi i lidhjes, shtetesia, gjuha, grupi etnik dhe feja, duke u dhënë kështu mundesine perfaqesuesve te minoriteteve që te gezojne te drejtat e tyre. Deshiroj te ndalem tek “grupi etnik” dhe “feja”. Qarqe te ndryshme te opinionit publik apo politik ne Shqiperi apeluan publikisht qe te mos plotesohej kjo pjese e formularit, qe ne kendveshtrimin e stadarteve boterore duhet te ishte detyruese, pra e drejta per te deklaruar nese ke kombesi shqiptare apo jo dhe nese i perket nje besimi te caktuar. Nje kufizim tjeter i censusit ka të bëjë me dallimet e gjera ne besueshmerine e te dhenave. Vetedeklarimi, – qe eshte konsideruar shume i rendesishem nga te gjitha rekomandimet e studimeve te fundit mbi censusin, – duhet te jete i qarte dhe i percaktuar mire, ne raste te tilla si: grupet indigjene (vendase), të cilat kane ekzistuar per shume breza, apo rastet qe jo gjithmone percaktohen qarte, pasi mund te na cojne ne perkatesine e me shume se nje grupi etnik, cka con shpesh ne konfuzion. Ja pse lind nevoja e vetedeklarimit. Lind tashme nevoja per besueshmerine e te dhenave te etnise te marra gjate regjistrimit, por vetem nese pergjigjja eshte dhene nga: 1) nje anetar i familjes, ose eshte vendosur nga anketuesi i regjistrimit mbi bazen e vezhgimit, 2) te drejtat ligjore ose perfitimet e fituara mund te preken nga pergjigja e dhene, ose 3) nese gjate kohes kane ndodhur ndryshime ne modelet etnike. Pavarësisht numrit te minoriteteve ne Shqiperi, ajo qe duhet vleresuar ne marrjen e nje vendimi eshte e drejta e ketyre minoriteteve qe te gezojne kulturen e tyre, predikojne dhe praktikojne fene e tyre, ose te shfrytezojne gjuhen e tyre. Dhe në këtë rast, deshiroj te tërheq vëmendjen posacërisht për mbrojtjen dhe integrimin e minoritetit rom, komunitet per te cilin, edhe per shkak të karakteristikes se tyre levizese, nuk ka te dhena te sakta ne rregjistrin e gjendjes civile. Kurse feja, si nje sistem vlerash, besimesh, simbolesh dhe ritualesh, gjuha dhe kultura e nje komuniteti te caktuar mund te shkojne drejt “asimilimit kulturor”, duke u pervetesuar nga grupi mbizoterues ne shoqeri. Kjo sjell si pasoje akses te pabarabarte ne burimet e shoqerise. Ka një postulat që thotë se “konfliktet nuk lindin nga tiparet e njerezve, por nga perpjekjet per te kontrolluar njeri-tjetrin dhe shoqerine”. Ja perse lindi ne Shqiperi nevoja e nje regjistrimi, i cili do te mund te na sillte nje regjister te detajuar informacioni mbi numrin e minoriteteve. Mohimi i te drejtes per t’iu pergjigjur pyetjes mbi perkatesine etnike, sipas thirrjes që bënë disa aktorë politikë e socialë në Shqipëri, dhe që mesa duket është ndjekur deri-diku nga një pjesë e popullatës, sjell nje vakuum, i cili e kthen “census 2011″ në nje proces formal dhe aspak efektiv ne kete kendveshtrim. Filozofi John Raëls ka një frazë në lidhje me mosbindjen civile dhe te drejtat raciale, etnike dhe fetare: “Mosbindja civile eshte nje veprim publik. Jo vetem qe ajo i referohet parimeve publike, por edhe shfaqet publikisht. Zbatohet haptazi dhe me paralajmerim te drejte; nuk eshte as e mbuluar dhe as e fshehte. Mund te krahasohet edhe me nje fjalim publik dhe, duke qene nje menyre komunikimi, nje shprehje e thelle dhe e ndergjegjshme e bindjes politike, ajo ze vend ne forumin publik”. Ndaj, në rastin e censusit në Shqipëri, vetem nje vullnet i forte e i gjithanshëm politik mund te vinte ne jete synimet e premtuar nga liderat. Vullnet, që mesa duket, mungoi!

Reagim ndaj deklarimeve të z.Spiro Ksera kundër PBDNJ Reagim ndaj deklarimeve të z.Spiro Ksera kundër PBDNJ

Ligoraq Karamelo

 

Reagim ndaj deklarimeve të z.Spiro Ksera, Ministrit të Punës dhe Cështjeve Sociale, i cili në intërvistën e tij në gazetën “Koha Jonë” e cilëson PBDNJ-në si parti që nuk mbron interesat e minoritetit etnik grek në Shqipëri.
“PBDNj është e vetmja parti politike që mbron interesat e minoritetit etnik grek në Shqipëri dhe që ka dëshmuar vitalitet, besnikëri, kurajo dhe largpamësi në këtë princip themelor të egzistencës, të programit e të militimit të saj në jetën politike të vendit, që nga fillimet e pluralizmit në Shqipëri. Kushdo që e përgojon ose cënon atë në këtë arterie vitale politike të saj përveç dashakeqësisë individuale, xhelozisë, dështimit e servilizmit politik ndaj padronëve, tregon së është një i verbër politik, që ngatërron dyert e selive të partive, sepse nuk shikon tabelat në hyrje të tyre”.

Contacts and information

Social networks

Most popular categories

Buy This Theme
© 2011 Gadgetine Wordpress theme by orange-themes.com All rights reserved.