Subscribe to RSS
banner

Lajme back to homepage

Autorizimi i Metës për Bushatin, Dule: Të rikuperojmë kohën e humbur me Greqinë Autorizimi i Metës për Bushatin, Dule: Të rikuperojmë kohën e humbur me Greqinë

Me rastin e ceremonisë së festës Kombëtare të Greqisë,  kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka reaguar lidhur me vendimin e presidentit Ilir Meta për autorizimin e ministrit Ditmir Bushatit për çeljen e negociatave me shtetin helen për çështjen detare. Në një prononcim për ‘News24’ Dule tha se zhvillim ishte i pritshëm dhe i dëshiruar.

Dule tha se mes dy vendeve ka nisur një fazë e re marrëdhëniesh. Mes të tjerash ai theksoi se lidershipi politik nuk mund të cenoje marrëdhëniet mes popujve, ndërsa pohoi se në 4 vitet e fundit ka pasur hapa pas.

“Kjo është një fazë e re në marrëdhëniet mes dy vendeve. Çelet rruga në aspektin teknik dhe politik. Por dhe për integrimin e Shqipërisë në BE. Themeli i marrëdhënieve mes dy vende, ato të popujve. Lidershipi politik nuk mund të cenoje marrëdhëniet mes popujve. Ne 4 vitet e fundit hapa mbrapa në këto marrëdhënie. Ndaj është momenti për te rikuperuar kohen e humbur”, tha Dule.

 

(ed.me/BalkanWeb)

Politika e Ramës me pronat e bregdetit: mashtrim dhe grabitje  [VIDEO] Politika e Ramës me pronat e bregdetit: mashtrim dhe grabitje [VIDEO]

Së pari behet fjalë për varfërinë në vendin më të varfër të kontinentit evropianë. Niveli i të ardhurave për frymë  në vendin tonë është sa 30% së mesatares së ardhurave për frymë të BE sipas INTAST-it.

Gjatë qeverisjes së rilindjes ritmi i përafrimit ishte 0.7,0.8%, me këto ritme për të arritur gjysmën e mesatares së BE për qytetarin shqiptarë përsa i përket të ardhurave për frymë do duhen plotë 100 vjet të marra në kushte laboratorike pra me supozimin se të ardhurat në BE gjatë këtyre viteve nuk do rriten. Prandaj kërkoj ndihmën tende i nderuar zoti Majko, në një kohe që behet fjalë  për të varfëritë e të varfërve, për situatën migjeniane të mjerimi këtyre njerëzve tu kursejmë të paktën këtë fodullëk dhe butafori  Kryeministrore dhe ministrore.

Së dyti ka një fobi sa herë që flitet për të varfrit jo sot po prej vitesh, Kryeministri i kundërvihet me forcë çdo zëri, çdo gazetari, opozitari gjatë Legjistraturës së kaluar edhe zërave që vinin nga oborri i tij sepse gjatë kësaj Legjistraturë ka renë heshtja e plotë, përse ndodhë kjo? Ka një fobi që vjen nga një sindromë Edi Rama edhe ju jeni votuar nga të varfëritë, i keni tradhtuar të varfëritë, hija e tyre ju ndjek, ju përndjek  siç përndiqte Lejdi Nakbethinë njollat e gjakut, juve ju ndjekin hijet u shëndërua në obsesion sindromi i të varfërve, nuk doni të dëgjoni për ta, nuk doni të flisni  për ta.

Së treti  çështja e varfërisë dhe e pasurisë është e lidhur që në zanafillën e shoqërisë njerëzore ngushtësisht me lirinë, të pasurit synojnë gjithmonë tkurrje e lirisë dhe orientimin e zhvillimeve drejt  oligarkisë, të varfëritë janë të motivuar dhe kanë çdo interes që ta orientojnë zhvillimin e shoqërisë drejt demokracisë. Për Edi Ramën rritja e varfërisë është e lidhur ngushtë me rritjen e autokracisë në mënyrën e qeverisjes dhe të administrimit të jetës së vendit, çështje të thjeshta praktike të interpretuara që nga dogma aristotelijane në lidhje me këto nocione.

Së katërti edhe sot pamë sërish shembullin se mundi zgjidhet problemi i një të varfëri ku këtë çështje e ngre opozita për ti mbyllur gojën opozitës merret vetë Kryeministri po ashtu sikurse një fëmijë në nevojë vetëm ku rastisë të takojë Kryeministrinë babagjysh apo babagjyshin që na ka renë për Kryeministër mundë të zgjidhe hallin e vetë. Shteti jam unë, Republika e Shqipërisë është Edi Rama, kush njeh atë, kush ka akses te ai mund të zgjidh hallin dhe problemin. Nuk ka institucione, nuk ka shtet, nuk ka praktika shtetërore   dhe të gjitha këto nën sloganin se ne po ndërtojmë  shtet.

Po përmend dhe një çështje tjetër e cila nuk është shumë larg  frymës  së diskutimit të sotëm. Po përcjellë shqetësimin e 1050 banorëve të një komuniteti  fisnik edhe historik të nivicës. Morën edhe ata si gjithë qytetarëve të tjerë të Republikës pjesën që u takonte nga toka bujqësore që në vitin 1991. Edin të gjithë historinë e një investimi të mbetur në tentativë në vitin 2005 nga qeveria e atëhershme në kundërshtim me interesat e banorëve dhe në cenim flagrant të së drejtës së shenjt të pronës. Çfarë po ndodhë, kaluari tyre është shumë i gjatë, vendime pas vendimesh të gjykatave të shkallës së parë të nivelit të dytë, të gjykatës së lartë, të gjykatës administrative, ku e drejta absolute të pa diskutueshme të pa kundërshtueshme është në anën e tyre. Çfarë po ndodhë? Pronë kanë dhe pronë nuk mund ta përdorin, pronë nuk mund ta gëzojnë. Gjatë zgjedhjeve të fundit u ndesha me një realitet ku Partia Socialiste shpërndante aktet të marrjes së tokës bujqësore në pronësi, urdhëroni, u jepej nga super ministri i specializuar në vjedhjeve të  zgjedhjeve të  PS vetë z. Gjiknuri. Dhe të gjithë shpresuan se pas asaj do të vinte edhe akti tjetër logjik i regjistrimit të pronës së tyre dhe i marrjes së certifikatës së pronësisë. Dhe u drejtuan me kërkesa siç e kërkon ligji në zyra  vendore  të regjistrimit të pasurisë. Asnjë përgjigje, sërish u drejtohen gjykatave, sërish i drejtohen ministrisë së Drejtësisë, sërish i drejtohen  Bujqësisë të gjithë u thonë se kanë të drejtë, u drejtohen të zyrave të përmbarimit për zbatimin e vendimeve të drejtësisë, heshtje, mos veprim. I drejtohen  duke shpresuar edhe tek propaganda e shfrenuar e PS dhe e qeverisë për bashkëqeverisjen me qytetarët dhe për të njëjtën çështje marrin tre, katër e pesë përgjigje të ndryshme. Se sot po merret vetë Kryeministri, të nesërme vetë ministria, të pasnesërmen zyrat e regjistrimit,  po pa asnjë zgjidhje vetëm sorollatje që do të thotë mashtrim dhe grabitje.

 

 

 

26 Vjet PBDNJ – (Foto – Video) 26 Vjet PBDNJ – (Foto – Video)

Në 26 vjetorin e themelimit të partisë kreu i PBDNJ vangjel Dule nënvizoi se vendi tashmë është përballë sfidave të mëdha. Ndaj dhe ai kërkoi kontributin e të gjithë shoqërisë, por duke theksuar rolin e forcave politike

Dule: Mbi të gjitha kërkohet vizion dhe këtë vizion është sfida e politikës ta ofrojë. Është momenti që të gjithë sëbashku si klasë politike pavarësisht divergjencave ti përgjigjemi sfidës, ti rikthehemi politikës ti japim shoqërisë vizion.

Megjithatë Dule nënvizoi dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Dule: Meqë fizionomia jonë ka aspektin ndër më delikat atë të dimensionit human, i cili kudo dhe kurdoherë edhe në demokracitë më të konsoliduara shoqërohet shpesh herë nga paragjykime dhe sterostipe shpesh herë edhe keqkuptime.

Përfaqësues të trupit diplomatik, politikanë dhe mbështetës të PBDNJ morën pjesë në 26 vjetorin e themelimit të kësaj force politike, duke vlerësuar dhe kontributin për reformat në Shqipëri.

 

Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi duhet të ndryshojnë kurs Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi duhet të ndryshojnë kurs

Refuzimin e presidentit te republikës për t’i dhëne ministrit të jashtëm autorizimin për të negociuar me Greqinë mbi përcaktimin e kufirit detar, kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule e konsideron të pakonceptueshëm.

 “Këto janë absurditetet ndërinstitucionale të vendit tonë, që natyrisht nuk bëjnë gjë tjetër veçse na ekspozojnë qoftë me fqinjët tanë apo dhe me partnerët tanë më gjerë. Nuk mund të shpjegohet nga një i huaj cilidoqoftë ai se një institucion nuk zbaton Kushtetutën e vendit apo ligjshmërinë, apo nuk gjen gjuhën e përbashkët me një institucion tjetër për një çështje e cila ka të bëjë me politikën e jashtme.”

Në kushtet kur palët ka mbi dy vjet që negociojnë për te zgjidhur mosmarrëveshjet e vjetra, Vangjel Dule thotë se bisedimet janë rruga e duhur.

“Janë në drejtimin e duhur. Është një domosdoshmëri. Marrëdhëniet mes dy vendeve ku popujt e tyre lidhen me marrëdhënie tradicionale të të gjitha natyrave më të theksuara se sa çdo populli tjetër të kontinentit tonë, është e papajtueshme që të ketë marrëdhënie të tilla ndërshtetërore. Rruga me shumë hapa mbrapa të viteve të fundit natyrisht që duhet të ndryshojë kurs.”

Një mesazh Dule i jep edhe aleatëve opozitarë, të cilët kundërshtojnë marrëveshjen me Greqinë për kufirin detar. Sipas tij, qeveritë ndryshojnë, por politika e jashtme dhe interesat e një vendi duhet te jenë të qëndrueshme.

 “Shikojmë se nga kahe të ndryshme po politikës një retorikë të nxituar, e cila më tepër synon konsumin e brendshëm politik, sesa politikën e jashtme.”

Kryetari i Partisë Bashkimi per te Drejtat e Njeriut Vangjel Dule kritikon edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama per presidentin e unitetit kombëtar, duke e konsideruar ate të nxituar.

/www.vizionplus.tv

Themelimi i PBDNJ, V. Dule: Klasa politike duhet të ofrojë vizion Themelimi i PBDNJ, V. Dule: Klasa politike duhet të ofrojë vizion

Në 26 vjetorin e themelimit të partisë kreu i PBDNJ vangjel Dule nënvizoi se vendi tashmë është përballë sfidave të mëdha. Ndaj dhe ai kërkoi kontributin e të gjithë shoqërisë, por duke theksuar rolin e forcave politike

Dule: Mbi të gjitha kërkohet vizion dhe këtë vizion është sfida e politikës ta ofrojë. Është momenti që të gjithë sëbashku si klasë politike pavarësisht divergjencave ti përgjigjemi sfidës, ti rikthehemi politikës ti japim shoqërisë vizion.

Megjithatë Dule nënvizoi dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Dule: Meqë fizionomia jonë ka aspektin ndër më delikat atë të dimensionit human, i cili kudo dhe kurdoherë edhe në demokracitë më të konsoliduara shoqërohet shpesh herë nga paragjykime dhe sterostipe shpesh herë edhe keqkuptime.

Përfaqësues të trupit diplomatik, politikanë dhe mbështetës të PBDNJ morën pjesë në 26 vjetorin e themelimit të kësaj force politike, duke vlerësuar dhe kontributin për reformat në Shqipëri.

 

http://www.oranews.tv/

PBDNJ – BDMEG  OMONOIA  DEGA HIMARË – DEKLARATË PËR SHTYP PBDNJ – BDMEG OMONOIA DEGA HIMARË – DEKLARATË PËR SHTYP

PARTIA BASHKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT – BDMEG  OMONOIA

DEGA HIMARË

DEKLARATË PËR SHTYP

 

Ditët e fundit në zonën e qendrës së Himarës(Spile), makineri të renda të firmës së ndërtimit “Gjikuria SH.P.K”, filluan të ndërhyjnë sërish në pronat e banoreve duke i jua shkatërruar ato, në kuadër të zbatimit të projektit “Rikualifikimi Urban Spile Himarë”.

Projekti i  sipërpërmendur është shpallur absolutisht i pavlefshëm me vendimin Nr. 1594  datë 06/12/2017 të Gjykatës Administrative të shkalles së parë Vlore, sikurse edhe të gjitha aktet që rrjedhin prej saj.

Gjykata Administrative Vlore me vendimin Nr. 2898/1, datë 23/09/2017 ka mare gjithashtu masën e sigurimit të padisë dhe pezullimin e aktit administrativ “Rikualifikim Urban Spile”.

Veprimet arbitrare të Bashkisë Himarë dhe qeverisë dëshmojnë edhe njëherë funksionimin  në mënyrë banditeske të administratës bashkiake dhe qeverisë që e mbështet, duke mos respektuar asnjë institucion shtetëror as Gjykatat, as Avokatin e Popullit e aq më tepër të drejtat e njeriut, të drejtën e pronës etj.

Në të njëjtën kohe denoncojmë edhe bashkëpunimin e forcave të Rendit në këto veprime antiligjore dhe abuzive në dem të banorëve të komunitetit Etnik Grek të Himarës.

Banorët e Himarës do të vazhdojnë luftën ligjore kundër abuzuesve dhe shkelësve  të ligjit dhe të Kushtetutës deri në ndëshkimin e tyre.

 

Himarë, më 22 shkurt 2018

Kryetari  i PBDNJ-së z Vangjel Dule i ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News  [VIDEO] Kryetari  i PBDNJ-së z Vangjel Dule i ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News  [VIDEO]

 

https://www.youtube.com/watch?v=1t3gYD1eclg

 

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, deklaron se marrëveshja e 2009 me Greqinë për hapësirën detare ishte e drejtë dhe se Rama e përdori politikisht.

Dule:  Gjatë 2009 midis qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Greqisë ishte nënshkruar një marrëveshje për të gjitha zonat detare, e cila pati atë fatin për shkak se Rama deshi ta përdorë për betejën e tij politike. 2009 është një marrëveshje nga çdo këndvështrim e saktë, e drejtë, në interes reciprok të të dy vendeve dhe ai vendim i gjykatës kushtetuese më tepër ishte një ndikim i një faktori të tretë dhe i nacional-populizimit të kultivuar nga Rama në atë periudhë kohore.

 

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Dule saktësinë e marrëveshjes e lidh edhe me faktin se padia e Bushatit përe grupin negociator të asaj kohe u pushua.

 

Dule:  E dini se ka nisur një proces ku negociatorët e asaj kohe u paditën nga Ministri i Jashtëm Bushati dhe ajo padi është arshivuar, është ndërprerë ndjekja penale se nuk pati asnjë fakt. Si ka mundësi të diktohet? Gjendemi në një epokë ku milimetri nuk mund ti shpëtojë kalkulimit jo më përrallat për kaq dhe aq milje të falura apo të dhuruara.

 

Debatin e krijuar lidhur me negociatat aktuale për një marrëveshje të re pas rrëzimit të paktit detar të 2009 nga Gjykata Kushtetuese, Dule e sheh pasojë të klimës anti-helene të krijuar nga vetë Rama.

 

Dule:  Jemi në të njëjtën rrugë me deklaratat e Kotzias. Operojmë në një situatë ku nuk u qartësohet qytetarëve shqiptarë ABC. Sa flitet për një marrëvehje të mundshme mbi ujërat detarë midis Shqipërisë dhe Greqisë çdo qytetar shqiptar merr nga një vizore dhe kompast dhe thotë hajde dalim në sheshin “Skëndërbej” të protestojmë. E drejta e detit është nga çështjet më të komplikuara dhe specialistët e kësaj çështje numërohen me gishtat e dy duarve në Europë sot, nuk gjenden në Shqipëri. Në Greqi ekziston ish-nënkryetari i gjykatës europiane. Kotzias tha një gjë që ekziston objektivisht përtej atij dhe përtej nesh. Greqia ka të drejtën në bazë të Konventës që ujërat e veta territoriale se ka dy nocione ujërat territoriale dhe zonat e shfrytëzimit ekonomik ekskluziv.

 

Por sa qëndron deklarata e Kotzias për shtrirje të Greqisë 12 milje në ujërat detare të Shqipërisë?

 

Dule:  Lidhur me 12 miljet, Republika e Shqipërisë ujërat e veta territoriale i ka shtrirë në 12 milje, pse Republika e Greqisë, Italisë, Kroacisë nuk ka të drejtën të ushtrojë të njëjtin avantazh që i jep Konventa e Detit? Është e parashikuar në marrëveshjen e Kombeve të Bashkuara. Problemi qëndron kur nuk ekziston hapësirë detare e mjaftueshme që secila palë të marrë nga 12 milje. Atëherë vendoset një metër në mes dhe merret vija e mesit. Kjo është diçka shumë e thjeshtë dhe askush nuk i merr diçka tjetrit. Nëse marrëveshja e 2009 do të ishte implementuar sot edhe Shqipëria, edhe Greqia do të ishin në pozita shumë më të favorshme për të shfrytëzuar pasuritë që shumë shtete të tjera të Mesdheut kanë filluar prej kohësh. Arritja e një marrëveshje nuk do të thotë se njëra palë i rrëmben diçka tjetrës. Në vija të përgjithshme këto janë të ndara, se çfarë i takon kujt.

 

Kreu i PBDNJ-së akuzon Ramën se marrëdhëniet strategjike me Greqinë i ktheu në marrëdhënie problematike.

 

Dule: Kemi dy aspekte, përmirësimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë është një dëshirë dhumë e gjerë e qytetarëve shqiptarë, që marrëdhëniet me fqinjin të jenë sa më intersive, sa më normale. Ka një pikëpyetje, pse për 5 vite me rradhë Rama u bë tellali kundër marrëdhënieve miqësore, harmonike midis Shqipërisë dhe Greqisë? Përse mori marrëdhënie të nivelit strategjik në vitin 2013 dhe në vitin 2017 na tha janë marrëdhënie problematike? Nga marrëdhënie strategjike i shndërroi vetë në marëdhënie problematike. Që të gjithë duam të kontribojmë në normalizimin e këtyre marrëdhënieve sepse nuk është thjesht çështje dëshirë është domosdoshmëri.Unë e bëj përditë. Kjo është një grackë e ngritur nga Rama. E kam denoncuar edhe në emisionin tuaj se bëri një krim politik që marrëdhëniet e jashtme të vendit të vet i keqpërdori në shërbim të interesave partiake. Ky është një mëkat në politikë për të gjithë ata që njohin marrëdhëniet ndërkombëtare, fqinjësore.

 

I pyetur nëse PD po bën të njëjtin gabim si kryeministri Rama në 2009 kur ishte në opozitë, Duke u shpreh:

 

Dule:  Nuk kemi ende një qëndrim mbi një çështje konkrete nga opozita sepse qeveria nuk ka sjellë një variant konkret. Kemi disa çështje pasojë e politikave të Ramës që është shoqëruar me një retorikë që ka krijuar një klimë dhe opinion anti-helene në Shqipëri. Çfarë ndodhi me implementimin e marrëveshjes për respektimin e të rënëve të Luftës së Dytë Botërore. Për 5 vjet e pengon dhe i rikthehet realitet dhe kupton atë që duhet të kishte bërë para 5 vjetësh. Fillon procesi mirëpo me gjetjen e të rënëve të parë fillon një retorikë esktreme sepse dikush në rrjetet sociale thotë nuk është një i rënë grek por italian. Sepse gjendet një tabelë që thotë Greko, nuk do të thotë grek por është mbiemri i një ushtari italian. Rama ndoqi një politikë terësisht të gabuar që krijoi pasojat e veta në opinion, këto duan kohën e vet të rikuperohen.Po shikoni sa të paragjykuara janë këto çështje. Të gjitha mediat morën flakë, e tha gjenerali filan, arkeologu x. Nuk kuptuan që edhe italianët që kishin  varrosur të rënët grekë kanë pasur respektin maksimal që e kërkon kodi i nderimit të të rënit për ti varrosur me ceremonialin e duhur. Ndërsa ne jemi sjellë me cinizëm për kaq vjet dhe askush nuk foli pasi u rrëzuan në mënyrë demostrative argumentet që qarkulluan këto ditë. Nuk u dha shembulli i atij të moshuarit në Dragot që tha edhe në kohën e komunizmit atë hapësirë nuk e kemi kultivuar si tokë bujqësore në respekt të të rënëve grekë.

 

www. oranews. tv

Fjalimi i Kryetarit të PBDNJ-së z. Vangjel Dule në parlament 25.01.2018 Fjalimi i Kryetarit të PBDNJ-së z. Vangjel Dule në parlament 25.01.2018

Fjalimi i Kryetarit të PBDNJ-së z. Vangjel Dule në parlament 25.01.2018

 

Kryetari i PBDNJ-se Z. Vangjel Dule intervistë për FAX NEWS  24.01.2018 Kryetari i PBDNJ-se Z. Vangjel Dule intervistë për FAX NEWS  24.01.2018

Kryetari i PBDNJ-se Z. Vangjel Dule intervistë për FAX NEWS  24.01.2018

 

 

Kryetari i PBDNJ-se z. Vangjel Dule intervistë për Zërinë e Amerikës 14.11.2017 Kryetari i PBDNJ-se z. Vangjel Dule intervistë për Zërinë e Amerikës 14.11.2017

Vangjel Dule, kryetar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, që përfaqëson pakicën greke në Shqipëri, i tha Zërit të Amerikës se duhet të ketë një dialog më intensiv mes Greqisë dhe Shqipërisë për një nivel shumë më të lartë marrëdhniesh mes dy vendeve.

 

https://www.youtube.com/watch?v=tE_Bu2BpeSM

Contacts and information

Social networks

Most popular categories

Buy This Theme
© 2011 Gadgetine Wordpress theme by orange-themes.com All rights reserved.